E largoni atë frikën se nuk do të keni mjaftueshëm qumësht për beben tuaj. Në vend të kësaj mendoni pozitivisht dhe ushqehuni në mënyrën e duhur.
5 ushqimet që rrisin prodhimin e qumështit të gjirit
Tërshëra
Një drith i pasur me proteina, karbohidrate, yndyrna, vitamina dhe minerale, gjithashtu stimulon prodhimin e oksitocinës dhe për pasojë prodhimin e qumështit. Duhet të merrni dy gota (e masni me gotë uji) me tërshërë në ditë.
Portokalli
Sasia e madhe e vitaminës C është shumë e rëndësishme për prodhimin e qumështit. Mund ta konsumoni në formë lëngu ose fruti.
Salmoni
Përveçse favorizon prodhimin e qumështit, ai përmban yndyrna shumë të rëndësishme për zhvillimin e sistemit nervor të fëmijës.
Supat
Kryesisht supa e merlucit është shumë e rekomandueshme. Do të mjaftojnë disa ditë rresht të hani këtë supë dhe do të vëreni ndryshime në sasinë e qumështit.
Karrotat
Gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies është shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me vitaminën A siç është edhe karrota. Ajo ndihmon shumë në zhvillimin e mushkërive të fetusit, ndërsa në gjidhënie, beta-karroteni favorizon shëndetin e mirë të indeve të gjirit si edhe gjithë proçesin e gjidhënies. Mund të konsumohen në çfarëdolloj forme.
Mbani mend se është gjithashtu shumë e rëndësishme të pini edhe shumë ujë si edhe të qëndroni sa më e qetë. Mendoni se keni mjaftueshëm qumësht për fëmijën tuaj dhe mos dëgjoni asnjë fjalë të personave që ju rrethojnë.
Mbani mend se nëse fëmija juaj ka nevojë për shtesë këtë e vendos vetëm pediatri i fëmijës!
Lexoni dhe:Ushqimet qe ju ndihmojne ne humbjen e peshes dhe shtimin e prodhimit te qumeshtit.
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu