“Udhëtimit të ushqyerjes me gji i erdhi fundi, po qaj sepse…”

0 0

Sarah Stage është një modele fitnesi, e cila ka dy fëmijë të vegjël. Më i vogli prej djemve të saj ka pak kohë që ka bërë një vjeç dhe modelja ka vendosur të ndërpresë gjidhënien.

Përmes një postimi në Instagram ajo shpreh gjithë emocionet e bukura dhe trishtuese që e kanë kapur në këtë fazë, duke rikujutar momentet e para që nga lindja e të birit.

“E pra, djali im i vogël, ia dolëm një vit që të ushqeheshe me gji. Nuk ka qenë një udhëtim i lehtë, kur ke qenë vetëm pak muajsh dhe të është dashur të qëndrosh në spital për disa ditë, mendova se me siguri furnizimi im me qumësht do të binte dhe dridhesha kur të shikoja teksa të mbaja në krah.

Por ato momente më bënë të çmoja si thesar kohën kur të kisha në shtëpi të qetë e të shëndetshëm. E kuptova shumë shpejt se ushqyerja me gji ishte opsioni më i mirë për rritjen tënde. Shëndeti yt ishte numri një. Për ne nënat ka shumë presion, por ajo që vërtet ka rëndësi është një fëmijë i shëndetshëm dhe i lumtur.

Pra, mos lejoni që dikush të përpiqet t’ju turpërojë ose t’ju fajësojë për ndonjë gjë. Ju po bëni një punë të mrekullueshme dhe duhet të jeni krenare për veten … nëse jeni duke ushqyer me gji ose jo!

Kishte shumë edhe nga ata njerëz që më kritikonin që bëja aktivitet fizik e më thoshin se do të më ndalonte prodhimi i qumështit. Shumica e tyre nuk ishin as nëna.

Për fat të mirë unë kam lexuar shumë se cilat ushqime e suplemente ndihmonin në shtimin e qumështit të gjirit.

Dhe ja ku jemi me një vit më vonë e me katër dhëmbë më shumë.

Unë nuk jam mjaft e gatshme për të hequr dorë plotësisht. Kam filluar plotësimin e vakteve duke shtuar formulë gjatë ditës për të bërë me gradualisht ndërprerjen.

Sidoqoftë, udhëtimit tonë të ushqyerjes me gji po i vjen fundi. Po qaj sepse nuk je më një i porsalindur dhe në zemrën time dua një fëmijë tjetër të vogël, por ndoshta fati im është të jem nënë e 2 fëmijëve.

Pavarësisht gjithçaje, unë e di se Perëndia na ka bekuar”.

Lexo edhe:  “Ti je nene e mrekullueshme pavaresisht nese ushqen me gji ose formule. Te tjeret te jene pozitive ose me mire te heshtin”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X