Si te pergatisim trahanane per femijen dhe gjithe familjen

0 0

Trahanaja mund të përgatitet duke tretur 1 lugë trahana në 1 gotë ujë. Më pas mund të veproni si më poshtë.

Për beben

Ju mund ta përgatisni duke tretur 1 lugë trahana në 1 gotë ujë. E kaurdisni me 1 lugë vaj ulliri dhe më pas e hidhni në ujin e nxehtë. E zieni duke përzier vazhdimisht derisa të trashet dhe të marrë valë. Më pas e hidhni në një pjatë plastike dhe e rregulloni me disa therrmija buke, djathë bebesh, si edhe dy pika vaj ulliri

Për të gjithë familjen

  • Për 4 persona mund të nevojiten rreth 8 lugë trahana, megjithatë kjo është individuale, pra ju mund të shtoni ose pakësoni sasinë e trahanasë në varësi të trashësisë që kërkoni të arrini. E kaurdisni derisa të marrë ngjyrë të artë në një tigan me 2 lugë gjalpë. Pasi ka arritur ngjyrën e duhur shtoni sipër saj 2-3 gota ujë të frohtë dhe filloni ta përzieni për pak minuta.
  • Nga ana tjetër nxehni rreth 6-7 gota ujë dhe shtoni kripën sipas dëshirës, dhe shtoni brenda trahananë. E trazoni vazhdimisht dhe kontrolloni për kripën. Kujdes! Llogarisni se në fund do të shtoni edhe djathin.
  • Pasi trahanaja është trashur dhe ka marrë valë e hidhni nëpër pjata me copa të vogla buke të ftohtë. Sipër e rregulloni më djathë të bardhë dhe pak gjalpë të skuqur ose vaj ulliri (sipas preferencës tuaj personale). Nëse dëshironi edhe gjatë skuqjes së fillimit të trahanasë mund të përdorni vaj ulliri, por për më shumë shije këshillohët gjalpi.

Lexoni edhe: Trahanaja dhe vlerat e saj ushqyese per femijen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X