Trahanaja dhe vlerat e saj ushqyese per femijen

0 0

Trahanaja është një ushqim që edhe në ditët e sotme përdoret gjërësisht nga nënat tek fëmijët e tyre dhe shpesh me pa të drejtë konsiderohet si një ushqim i vjeter, kjo pasi mundësitë e zgjedhjes ndërmjet drithërave të firmave të ndryshme janë të mëdha. Ajo që duam t’ju themi është se përdorimi i saj nuk është aspak i gabuar, pasi vlerat e saj janë të mëdha.
Ku qëndron rëndësia e trahanasë?
Ajo përftohet nga fermentimi i drithërave dhe kryesisht grurit, i cili për më shumë vlera ushqyese mund të kombinohet edhe me elbin. Rëndësia e fermentimit të këtyre drithërave nuk qëndron vetëm në jetëgjatësinë që i japin trahanasë, por edhe në faktin se pas këtij proçesi lëndët ushqyese bëhen më të përthithshme.
Cilat janë vlerat e saj?
Fëmija merr nëpërmjet trahanasë hekur, zink, magnes, kalium dhe kalçium. Gjithashtu trahanaja është edhe burim proteinash për organizmin e fëmijës, të cilat krijohen nga aminoacidet që kosi i ofron miellit të grurit. Gjithashtu ajo është e pasur edhe me fibra. Ky ushqim do të ishte alternativa ideale për mëngjesin e fëmijës. Nëpërmjet proçesit të fermentimit trahanaja është kthyer në një ushqim shumë të ushqyeshëm dhe të lehtë për t’u tretur, duke i dhënë njëkohësisht organizmit të fëmijës edhe lëndën e parë për forcimin e kockave si edhe imunitetin.

Lexoni edhe: Cfare duhet te haje femija per mengjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X