Receta per nje revani te mrekullueshme me arome portokalli

0 0

Si të përgatisim një revani të mrekullueshme me aromë portokalli?

Përbërësit

  • 1.5 lt ujë (heqim një gotë veç);
  • 350 gr niseshte;
  • 1.100 gr sheqer (heqim 3-4 lugë gjëlle veç);
  • Lëkura e një portokalli;
  • 200 gr gjalpë;
  • Arra ose rrush të thatë sipas dëshirës.

Përgatitja e revanisë:

  • Hedhim ujin në një tenxhere të thellë dhe shtojmë sheqerin bashkë me niseshtenë. I trazojmë serisa të treten plotësisht.
  • Në anën tjetër tresim gjalpin dhe shtojmë 3-4 lugët e sheqerit që hoqëm veç. E trazojmë derisa të marrë ngjyrë të kuqëremtë (të karamelizohet) dhe më pas shtojmë gotën e ujit që hoqëm veç. E trazojmë mirë dhe e shtojmë në tenxheren ku ndodhet pjesa tjetër e përbërësve.
  • Shtojmë lëkurën e portokallit bashkë me arrat ose rrushin e thatë dhe përziejmë vazhdimisht derisa masa të fillojë të hiqet lehtësisht nga tenxherja.
  • E hedhim në një tepsi dhe sipër e lagim me pak ujë derisa të shndërrijë. E pjekim në 200 gradë derisa të marrë një ngjyrë të bukur sipër dhe e lejmë të ftohet.

Ju bëftë mirë!

Foto burimi: Adda’s All

Lexoni edhe: Bakllavaja turke






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X