Pene me pancetë dhe djathë Philadelphia

0 0
Kjo është një recetë shumë e shpejtë dhe e shijshme që mund të përgatitet lehtësisht nga kushdo në shtëpinë e vet.
Përbërësit:
  • 200 gramë pancetë;
  • 500 gramë pene;
  • 1 pako djathë Philadelphia Original 250gr;
  • 10 domate qershi;
  • 2-3 thelpinj hudhër;
  • Kripë;
  • Piper miks;
  • Vaj ulliri.

Philadelphai Plain Cream Cheese 150g

Përgatitja:

Presim në kubik pancetën. Më pas e vendosim për ta skuqur në vajin e ullirit së bashku me 2-3 thelpinj hudhër.
Në një tenxhere tjetër vendosim për të zier makaronat.
Tek tigani që kemi pancetën shtojmë domatet qershi dhe pasi ato të zbuten, shtojmë dhe djathin Philadelphia Original.
Marrim 5-6 lugë nga ujë makaronave dhe i shtojmë tek tigani qe kemi salcën.
Pasi kullojmë makaronat i shtojme tek salca e përgatitur.
Eshtë gati për t’u servirur.
T’ju bëjnë mirë!





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X