Ndalimi i disa ushqimeve në shkolla rrit pakënaqësinë e prindërve, çfarë mund të ishte bërë më mirë?

0 0

Vendimi i ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë për të ndaluar një sërë ushqimesh që fëmijët marrin me vete në shkollë, ka ngjallur interesin e shumë nënave që kanë fëmijë të asaj moshe. Sipas një sondazhi të kryer nga pernenat.al, 63% e nënave u japin fëmijëve ushqim me vete në shkollë dhe për këtë arsye, ky vendim i prek drejtpërdrejt ato, fëmijët dhe gjithë familjen.

Nga përgjigjet e marra në sondazhin tonë, rezulton se pjesa dërrmuese e nënave që u japin ushqim me vete fëmijëve, pjesë të përgatitjes kanë ushqime si sanduiç, petulla, tost, krepa, sallam etj. Këto ushqime, apo përbërës të caktuar të tyre, janë pjesë e listës së ndaluar sipas vendimit të fundit.

Megjithëse parimisht 55% e nënave janë dakord me këtë vendim, pasi qëllimi kryesor është ushqyerja e shëndetshme e fëmijëve, sërish për pjesën më të madhe të vetë fëmijëve ka shkaktuar pakënaqësi, ndërsa për familjet situata duket se është ndërlikuar edhe më shumë. Për prindërit, por kryesisht për nënat është rritur vështirësia se çfarë mund t’u përgatisin fëmijëve, tashmë që një gamë e gjerë ushqimesh është ndaluar.

Prania e dyqaneve dhe fastsood-eve afër shkollave e bën edhe më të vështirë zbatimin e rregullores së re. Sepse fëmijët vërtet mund të shmangin marrjen e disa ushqimeve nga shtëpia, por kjo rrit mundësinë që këto ushqime t’i blejnë dhe konsumojnë në ambientet e jashtme të shkollës.

Duke vlerësuar dhe përgëzuar çdo nismë që synon mbrojtjen e fëmijëve, promovon një jetesë të shëndetshme, sërish mendojmë që kjo rregullore ka disa mangësi që duhen rishikuar dhe duhen dhënë udhëzime të detajuara në mënyrë që zbatimi i saj të jetë më i lehtë.

Diçka që mund të merret në konsideratë është nxjerrja e një konkluzioni me ndihmën e ekspertëve të fushës, si për shembull dietologë e nutricionistë që përveç listës së ushqimeve të lejuara të ketë edhe një listë idesh për përgatitjen dhe kombinimin e këtyre ushqimeve në vakte, që zgjedhja nga prindërit të mos jetë shumë e vështirë.

Një tjetër gjë që mund të ishte më e mirëmenduar, është ndërmarrja e veprimeve të duhura lidhur me bizneset afër shkollave që ofrojnë këto ushqime për fëmijët.

Ndoshta të gjitha këto pak nga pak, do ta bënin më të lehtë zbatimin e rregullores dhe jetën e prindërve që kanë fëmijë në moshën e shkollës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X