Mish me qepë nga Alketa Vejsiu/ VIDEO

0 1

E keni gatuar drekën për sot?

Nëse jo, hidhini një sy kësaj recete të shpejtë, të thjeshtë e të shëndetshme nga Alketa Vejsiu.

Mish me qepë

Përbërësit:

1 racion mish;

2-3 kokrra qepë mesatare;

1 karotë;

pak selino;

një hudhër;

gjysmë gote verë të kuqe;

kripë.

Përgatitja:

Presim qepën në feta të mëdha. E vendosim në tigan dhe e skuqim. Herë pas here i hedhim pak lëng mishi, që të trtetet. Në një tigan tjetër kavërdisim mishin me karotën e selinonë e prerë hollë. Më pas shtojmë mishin tek qepët. Hedhim kripën e hudhrën dhe i lëmë të ziejnë me kapak. Kur të jenë drejt përfundimit, shtojmë dhe verën e kuqe.

View this post on Instagram

Ne 1 min video nje recete e thjeshte fare qe kerkon 45 min pune! Mish me qepe! Çomlek me qepe ose gulash! Une e preferoj me flete qepesh te medha! Recete e thjeshte fare! 1. Qepe ( te kuqe mundesisht. Une perzjeva te bardha e te kuqe c’kisha). I pres me flete te medha. I skuq ne vaj ulliri. I mbuloj me kapak deri sa qepa te behet nje mase e vogel. Qepa mblidhet pasi skuqet. Hedh here pas here leng perimesh qe te ndihmoj fletet te treten. 2. Skuq mishin ne tiganin tjeter me pak Selino dhe Karrote te prere imet. Shtoj pak Kripe Piper. 3. I perzjej bashke Mishin me qepen. 4. Shtoj Vere te kuqe. 5. I le me kapak te mbyllur deri sa te shoh me sy qe eshte gati! P.S Une gatuaj me intuite me shume ne kuzhine. Lexoj online, kam dhe libra kuzhine, por ne fund bej cme thote mendja dhe shija e cme gjendet ne dollap! Per cdo pjate ka 100 menyra gatimi. Ju befte mire dreka. Ne ditet ne vazhdim do flasim per groshet dhe thjerezat qe i dua shume😘

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X