Mielli integral, perse eshte me i mire se i bardhi?

0 0

Buka, picat, makaronat… të gjitha produktet këshillohen të jenë prej mielli integral.

Përse kështu?

Sipas ekspertëve të ushqyerjes, mielli i bardhë përmban pak elementë ushqyes krahasuar me atë integral, dhe këtë e pohon edhe mjeku Buccatini, këshillues në “Assiociazione italiana dietetic e nutrizione clinica Onlus”. Sipas tij të gjithë duhet të heqin dorë nga produktet e përpunuara dhe duhet të konsumojnë më tepër produkte integrale, pasi ato i janë nënshtruar më pak proçeseve teknologjike dhe transformuese. Edhe prania e aditivëve (elementë artificialë që i shtohen ushqimit për të rregulluar shijen dhe ngjyrën) është një shenjë e një përpunimi të gjatë dhe cilësie të dobët.

Ndiqni shijen

Sipas mjekut Federico Francesco Ferrero, dietolog dhe fitues i edicionit të 3 të “Masterchef Italia”, shija është një udhëzues dhe aleat shumë i rëndësishëm që na tregon çfarë na bën dhe nuk na bën mirë. Sa më shumë përbërës aromatikë të ketë një ushqim aq më pak vlera ushqyese do të ketë, dhe sa më pak vlera ushqyese të ketë aq më pak shije do të ketë.

Mielli i bardhë dhe vlerat ushqyese

Shumë nga miellrat e bardhë janë produkte të një rafinimi të mirë të grurit dhe përmbajnë pak proteina, vitamina, kripëra minerale etj. Ai ka një nivel të lartë gluteni dhe sheqernash. Për shembull mielli i bardhë tip 00 ka një shije jo edhe aq të mirë por as ndonjë vlerë ushqyese domethënëse, pasi me përpunimin i janë larguar vlerat dhe shija.

Mielli i zi

Quhet kështu ndryshe mielli integral për shkak të ngjyrës që ka, dhe duhet të konsiderohet si një miell tepër cilësor, më i privilegjuari në jetën tuaj! Ai mund të jetë gruri, tërshëre etj, dhe përmban një % më të madhe të krundes. Ai ka më tepër vlera ushqyese pasi gruri nuk është përpunuar në shumë procese gjatë të cilave humb elementët e vlefshëm, dhe kryesisht yndyrnat e mira, vitaminat, magnezin, hekurin, kalçiumin dhe kaliumin.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X