Kur mund te haje mish nje femije?

0 0

Në momentin që fëmija juaj është 6 muajsh, mund të filloni t’i jepni ushqime te ngurta, dhe ndër të parat duhet të jenë drithërat ose frutat, perimet dhe në fund mishi.

Por cila është mosha e duhur për t’i dhënë fëmijës mish?

Këtë mund ta bëni duke filluar nga muaji i 7-8 duke e përzier me purenë e perimeve që tashmë keni filluar t’i jepni. Pureja e mishit duhet të jetë fillimisht e hollë. Ai është një burim shumë i mirë proteinash, hekuri dhe zinku, të cilat janë mineralet për të cilat fëmija ka më shumë nevojë nga mosha 6-12 muajshe. Ai gjithashtu është një burim magnezi dhe bakri. Hekuri dhe zinku që merret nga mishi absorbohet shumë me lehtësi nga fëmija.

Përfitimet e tjera të mishit:

  • Është një burim shumë i mirë mikroelementësh, të cilat i përmban në sasi të konsiderueshme. Ato janë të afta për të plotësuar nevojat e fëmijës edhe një porcion të vogël.
  • Përmirëson përthithjen e hekurit të marrë nga ushqimet e tjera. Për shembull nëse do të përzieni purenë e mishit me atë të perimeve, sasia e hekurit që do të përthithet do të dyfishohet dhe për pasojë do të parandalohet anemia.
  • Është një burim i mirë i vitaminës B12, e cila gjendet tek proteinat shtazore dhe shërben për shëndetin e mirë të sistemit nervor. Është gjithashtu burim i vitaminës B9 që luan rol në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
  • Përmban proteina lehtësisht të tretshme.

Lexoni edhe: Kur duhet ti fillojme mishin e pules femijes? 

 

 

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X