Kolikat (dhimbjet e barkut) dhe konstipacioni tek bebet, si t’i trajtojme pa medikamente?

0 0

Mbi 20% e bebeve vuajnë nga kolikat

Kur bebushi juaj nuk pushon së qari dhe vuan nga gazra të tepërt pas ushqyerjes, mund të ketë dhimbje barku. Në përgjithësi themi që bebi vuan nga kolikat në rastet kur qan me shumë se tre orë në ditë, më shumë se tre ditë në javë, për më shumë se shtatë ditë.

Shkaku kryesor mbetet ende i panjohur, por besohet se kolikat kanë lidhje me sistemin gastrointestinal, i cili është ende në zhvillim tek foshnjat. Për fat të mirë ka disa metoda për identifikimin dhe lehtësimin e kolikave.

Cilat jane simptomat?

Simptomat e kolikave janë të lehta për t’u dalluar, shpesh shfaqen menjëherë pas ngrënies, kryesisht gjatë pasdites dhe darkës. Përvec këtyre periudhave, bebi është i qetë dhe i lumtur.

Simptomat:

  • E qarë e vazhdueshme, zakonisht për disa orë;
  • Grushta të shtrënguara;
  • Skuqja e fytyrës;
  • Harkim i kurrizit;
  • Mbledhja e gjunjëve pranë barkut.

Cfarë janë kolikat foshnjore?

Kolikat janë të zakonshme tek foshnjat dhe një në pesë foshnja vuan prej tyre.

Edhe pse si prind do ndihesh shumë e shqetësuar kur shikon fëmijën tënd që vuan, mos harro se ekzistenca e kolikave tek bebi nuk do të thotë se është domosdoshmërisht i/e sëmurë apo që ti si nënë (prind) nuk je e aftë.

Shkaqet e mundshme të kolikave:

GËLLTITJA E NJE SASIE AJRI TË TEPËRT GJATE USHQYERJES

Kur bebet gëlltiten, stomaku i tyre mbushet me ajër duke shkaktuar kështu formimin e dhimbshëm të gazrave.

SISTEMI I TRETJES NE ZHVILLIM

Fëmija është ende duke mësuar të ushqehet dhe ndoshta nuk mund ta tretë plotësisht qumështin. Gjithashtu ai mund të bëhet përkohësisht shumë i ndjeshëm ndaj një numri proteinash dhe sheqernash në qumështin e gjirit ose në formulën foshnjore.

Do duhet ende shume kohë që të mundemi të kuptojmë shkaqet themelore të kolikave, ndërkohë ekzistojnë disa metoda për të kuptuar dhe lehtësuar ato.

Si t’i menaxhojmë?

Provo teknikat qetësuese dhe shiko nëse kanë efekt qetësues tek bebja.

Nëse dyshoni se të qarat e zgjatura të bebes, gazrat dhe vështirësia për të fjetur shkaktohen nga kolikat, duhet të flisni me mjekun ose farmacistin për të konfirmuar diagnozën.

Zgjidhjet për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave fillojnë nga teknika për të rehatuar beben që qan, deri tek trajtimi me medikamente.

Të qetësosh foshnjën tënde

Në vazhdim do prezantojme disa mënyra që kanë rezultuar të suksesshme për shumë nëna dhe bebe.

Nuk ka mënyrë të gabuar për të lehtësuar dhimbjen e bebes tënde – në fakt e vetmja mënyrë e saktë është ajo që e qetëson atë!

  • Lëkundeni beben ëmbëlsisht.
  • Ndryshoni pozicionin e mbajtjes së bebes.
  • Masazhoni butësisht stomakun ose kurrizin e bebes.
  • Nanuriseni beben me nje zhurmë monotone (si zhurma e tharëses ose e fshesës me korent).
  • Bëjini një banjo te ngrohtë dhe mbështilleni me batanije të ngrohtë.
  • Nxirreni një shëtitje me karrocë ose me makinë.
  • I kërkoni mjekes/infermieres t’ju tregojë si duhet të masazhoni beben. Në moshën 4 muajshe kolikat normalisht zhduken, por ka mjaft raste kur vazhdojnë edhe pas 6 muajve.

Këshilla për të lehtësuar kolikat

  • Mbajeni femijën në pozicion ngritur gjatë ushqyerjes për të parandaluar përthithjen e ajrit.
  • Nëse ushqeni me shishe përdorni nje kokë biberoni me rrjedhje të shpejtë-vrima e vogël mund të cojë në thithje të ajrit të tepërt gjatë ushqyerjes.
  • Gjithmonë lëreni beben të gromësijë pas cdo vakti.
  • Nëse ushqeni me gji, shmangni ushqimet pikante, alkoolin, çajin, kafen dhe në tërësi pijet me kafeinë.
  • Nëse ushqeni me formulë këshillohuni me specialistin e shëndetit për formulën e duhur speciale për menaxhimin e kolikave nëpërmjet ushqyerjes.

Konstipacioni (kapsllëku) tek bebet

Një bebe mund të shfaqë shenja konstipacioni në cdo moshë, që nga momenti që lind.

Problemi është i zakonshëm dhe mund të prekë deri 15% të foshnjave. Besohet që konstipacioni shkaktohet ngaqë sistemi i tretjes tek foshnjat është në zhvillim.

Është vërtet shqetësuese për prindin të përballet me problemin e konstipacionit tek fëmija, por nuk ka arsye per panik sepse ekzistojnë shumë mënyra për ta lehtësuar atë.

Cilat janë simptomat?

Konstipacioni mund të identifikohet nga simptomat e mëposhtme:

  • Jashtëqitje jo e rregullt, (më pak se 2 herë në javë) e thatë me veshtirësi;
  • Dhimbje dhe shtrëngim;
  • Erë e rendë e gazrave ose e jashtëqitjes;
  • Fryrje;
  • Oreks i pakët;
  • Mungesë energjie;

Çfarë është konstipacioni?

Konstipacioni nuk rrezikon jetën, por mund të kthehet në problem serioz nëse nuk trajtohet.

Nëse besoni se fëmija juaj vuan nga konstipacioni, flisni me infermieren që ju viziton ne shtëpi, mjekun ose farmacistin tuaj.

Shkaqet

Ka një numër shkaqesh të mundshme të konstipacionit tek foshnjat.

MARRJA E USHQIMEVE DHE LENGJEVE

Kur fëmija juaj semuret ose i dalin dhëmbët, mund të refuzojë ushqimin. Kjo gjë con në dehidratim dhe si rrjedhojë në konstipacion.

NDRYSHIMI I DIETES

Sistemi digjestiv (tretës) i bebeve është po aq i ri sa edhe vete bebet prandaj ata luftojnë për t’u përshtatur me format e reja të ushqyerjes.

SHKAQE ORGANIKE

Mund të ketë gjithashtu një shkak fiziologjik siç është fisura- e çarë e vogël në kanalin anal- e cila e lëndon beben gjatë jashtëqitjes dhe si rrjedhojë bebet refuzojnë të kryejne nevojën.

Si ta menaxhojmë?

Kapsllëku tek bebet mendohet të jetë nje simptomë e zakonshme e zhvillimit të sistemit tretës, por kjo nuk do të thotë që do të zgjidhet vetë. Duhet të flasësh gjithmonë me farmacistin apo mjekun e familjes nëse bebja juaj tregon shenja kapsllëku. Ata do të sigurohen që të arrijnë në diagnozën e saktë dhe nëse bebet kanë kapsllëk, do t’ju japin këshillat e duhura për ta kuruar.

Këshilla për të lehtësuar kapsllëkun

Trajtimi i kapsllëkut kryhet në varësi të gradës, por ka disa menyra që të lehtësojmë simptomat

NESE BEBJA JUAJ NUK KA FILLUAR USHQIMET E NGURTA

  • Ziej ujë, lëre të ftohet dhe jepja bebes ta pijë gjatë dhe midis vakteve që ta mbash të hidratuar. Mos e hollo ushqyerjen e bebes.

  • Nëse përdor qumësht formulë, mos e përgatit as shumë të përqëndruar as shumë të holluar. Ndiq udhëzimet në paketim.

  • Nëse ushqen me formulë këshillohu me specialistin e shëndetit për formulën e duhur speciale për menaxhimin e konstipacionit nëpërmjet ushqyerjes.

  • Lëviz këmbët e bebes me ngadalë lart dhe posht, sikur të ishte duke i dhënë biçikletës.

  • Masazho me kujdes stomakun e bebes që ta ndihmojë në lëvizjen e zorrëve

NESE BEBJA JUAJ KA FILLUAR USHQIMET E NGURTA

  • Jepi bebes të pijë ujë gjatë dhe midis vakteve. Ulu pranë tij dhe sigurohu që ta marrë sasinë e duhur.

  • Jepi të hajë shumë fruta dhe perime, duke shtuar konsumimin e fibrave, duke u siguruar që të kenë një sistem tretës të shëndetshëm.

  • Mos i detyro të hanë ushqime që nuk duan, në këtë mënyrë nuk i kthen vaktet në një eksperiencë negative për ta.

Ndryshimi i formulës standarte në formulën Aptamil Comfort redukton dukshëm crregullimet gastrointestinale:

Pas 1 jave– Episode të reduktuara të të qarave.

Pas 14 ditëve -Fece më të buta dhe më të shpeshta.

95% e pediatërve raportuan përmirësim klinik të simptomave.

Për më shumë informacion vizitoni faqen aptaclub.co.uk dhe sigurisht mund të telefononi apo kontaktoni tek lifecarenannys[email protected].



Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A na bën dëm mëlçia...

Mëlçia në shtatzani Ndër ushqimet që duhen shmangur gjatë shtatzanisë është edhe mëlçia e viçit, kalit apo ndonjë lloji tjetër. Pse mëlçia është një nga ushqimet e ndaluara në shtatëzani?...

Përfitimet shëndetësore të mangos për...

Mangoja është një nga frutat më të shëndetshme që mund t’i ofroni bebit tuaj. Përmirëson shikimin, tretjen dhe zhvillimin e trurit si dhe lufton infeksionet mikrobike. Tretja: Mango përmban biokimikate...

Përse duhet të konsumoni dardha?...

Dardhat kanë më shumë vlera sesa shija e tyre. Ky frut ofron edhe përfitime të rëndësishme ushqyese. Dardhat mund të ndihmojnë në menaxhimin e peshës, të përmirësojnë tretjen, të zvogëlojnë...

E paskemi ditur gabim? Lëkurat...

Bananet janë jashtëzakonisht të mira për ju. Jo vetëm që janë të mbushura me 12% të dozës tuaj të rekomanduar ditore të kaliumit dhe 20% të vitaminave C dhe B6,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X