Gatim per bebe +8 muajsh (Pure me pule, molle dhe karota)

0 0

Kjo pure i plotëson të gjitha kriteret që duhet të përmbajë një vakt i plotë i fëmijës tuaj, pasi ajo është e pasur me proteina nga mishi i pulës dhe e pasur me vitamina nga molla dhe karota. Ndërsa për aromën dhe shijen do të kujdeset kanella e cila do ta bëjë këtë pure shumë të veçantë.

Përbërësit:

  •  1 kraharor pule i prerë në copa copa;
  •  ½ molle e qëruar dhe prerë në copa copa;
  •  1 karotë e prerë në copa copa;
  •  Pak kanellë.

Përgatitja:

  1. Në një tenxhere zieni fort mishin e pulës.
  2. Më pas shtoni në të njëjtën tenxhere copat e mollës dhe të karotës dhe i lini të ziejnë së bashku për 5 minuta të tjera.
  3. I hiqni nga zjarri dhe i lini të ftohen paksa.
  4. Pastaj i kaloni përbërësit në një blender për 2 minuta.
  5. Në fund shtoni një lugë me ujë e kanellën, dhe vazhdoni t’i bëni pure dhe 30 sekonda të tjera.

E përshtatshme për fëmijë +8 muajsh.
Ruhet në mbajtëse hermetike  për 3 ditë në frigorifer  ose në ngrirje për 3 muaj.

Lexoni dhe: Si të përgatisni kek me mollë dhe kanellë për fëmijët 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X