Çfarë ndodh nëse nuk hani mish e produkte shtazore për një muaj?

0 0

Nëse po mendoni të ndiqni një dietë vegane, pa mish e produkte me origjinë shtazore, duhet të prisni ndryshime të tjera në jetesën tuaj të përdtishme. Ja disa prej tyre sipas ekspertëve nutricionistë:

Humbje ose shtim në peshë

Shumë njerëz befasohen për shkak të humbjes së shpejtë të peshës, por kjo ndodh sepse një dietë e bqazuar në ushqime bimore ka më pak kalori se mishi e produktet e tij. Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme edhe mënyra si e ndiqni këtë regjim ushqimore vegan. Sepse nëse në vend të mishit do të hani ushqime shumë të pasura me karbohidrate, atëherë efekti në peshë do të jetë i kundërt, ju do të shtoni kile.

Ndryshimi i shijeve dhe nepset

Personat që bëjnë këtë ndryshim në mënyrën e të ngrënit, tregojnë se kanë më shumë oreks, i shijojnë më shumë ato që hanë duke marrë kështu më shumë kënaqësi nga ushqimi. Ky ndryshim në shije që vjen pas ndërprerjes së mishit dhe yndyrave shtazore, është vërtetuar edhe nga studime shkencore.

Transformimet e gatimit

Tashmë që ushqyerja juaj është e përqendruar në baza bimore, duhet të filloni të mendoni edhe mënyra të reja gatimi si dhe kombinime për pjatat tuaja.

Do të nxisni miqtë dhe familjen

Duke ndjekur këtë stil jetese, edhe njerëzit që ju rrethojnë, ata që gjenden afër jush do të ndikohen së paku për t’i provuar këto ushqime vegane.

Më shumë energji

Personat që kanë kaluar në një regjim të tillë vërejnë rritje të menjëhershme të niveleve të energjisë. Mjafton vakti i mëngjesit për të siguruar gjithë energjinë e nevojshme përgjatë ditës. Ende nuk është vërtetuar se kjo ndodh për shkak të dietës vegane, por sidoqoftë një dietë e shëndetshme patjetër që e ka këtë rezultat.

Lëkurë që shkëlqen

Disa veganë raportuan se ndikimi në lëkurën e tyre ishte i menjëhershëm dhe i mahnitshëm. “Ndryshimi më i madh fizik që vura re ishte në lëkurën time. Ndryshimi në dietën time me të vërtetë dukej se pastronte fytyrën time,”

Uria e pandalshme

Ndërprerja j ovetëm e mishit, por edhe produkteve të tejra me origjinë shtazore mund t’ju shkaktojë ndjenja urie shumë shpesh gjatë ditës dhe kjo gjë do t’ju lodhë.

Mungesa e balancave të vitaminave

Sado e mirë të jetë një dietë vegane për shëndetin tuaj, ekziston një potencial për mangësi të vitaminave, veçanërisht në B12, thotë Dr. Eytan. “Acidet yndyrore omega-3 gjithashtu mund të jenë në mangësi në një dietë vegane, megjithëse ato mund të gjendenb tek farat e lirit dhe arrat”.

Lexo edhe: Dieta vegane në shtatzëni






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X