Çfarë është grumbullimi i ushqimit?

0 0

 

Kur fëmija juaj dëshiron të ushqhet herë pas here, pa ndërprerje, atëherë kemi të bëjmë me grumbullimin e ushqimit. Kjo gjë ndodh zakonisht në mbrëmje, por mund të ndodhë edhe gjatë ditës.

Pse ndodh grumbullimi i ushqimit?

  1. Kjo ndodh kur foshnja po përjeton rritje të shpejtë dhe ka nevojë për ushqim shtesë. Është mjaft normale dhe është një dukuri e zakonshme në ditët e hershme të ushqyerjes me gji.
  1. Foshnjat e dinë se kur kanë nevojë për më shumë qumësht dhe dhimbjet e tyre të urisë zgjasin derisa të ndihen të ngopur.
  1. Nivelet e prolaktinës, një proteinë i mundëson nënës prodhimin e qumështit, bien në mbrëmje. Kjo mund ta shtyjë fëmijën të ushqehet për një kohëzgjatje më të gjatë, në mënyrë që të ngopet.

Kur ndodh?

Bebet përjetojnë rritje të shpejtë gjatë dy apo katër muajve të parë të jetës. Dhe, kjo është faza kur foshnjat kërkojnë më shumë qumësht.

Fëmija juaj ndoshta po kalon rritje të shpejtë nëse:

  • Është i shqetësuar dhe qan shpesh gjatë dhënies së gjirit;
  • Flenë mes të intervaleve të ushqyerjes;
  • Janë nervozë dhe të shqetësuar;
  • Shtojnë peshë;
  • Lagin më shpesh e më shumë pelenat;
  • Fëmija kërkon rehat.

Kur fëmija po përjeton një rritje me ritme të shpejta, ushqyerja më shumë se zakonisht mund t’i zbusë shqetësimet e tij.

Në cilën pjesë të ditës fëmija kërkon ushqim pa ndërperjre?

Nuk ka kohë të caktuar kur një fëmijë kërkon të ushqehet pa ndërprerje. Kjo varet nga fakti nëse foshnja ndihet ap oj o ingopur. Mos vendosni orarin për këtë, sepse mund të çojë në mbiprodhimin qumështit  kur fëmija nuk ka nevojë.

Shumica e nënave thonë se fëmijët e tyre ushqehen në mbrëmje. Në fakt, kjo do t’i ndihmojë foshnjat të flenë më gjatë në natën me stomak të plotë.

Sa kohë zgjat?

Çdo fëmijë është i ndryshëm dhe kështu janë edhe nevojat e tyre. Ndërsa disa foshnje mund të ndalojnë grumbullimin e ushqimit në muajin e dytë, disa mund të vazhdojnë në muajin e tyre të tretë ose më tej.

A mund të ndodhë me qumësht formulë?

Formula mund të jetë opsioni i fundit në rastet kur nuk jeni të disponueshëm për ushqimin me gji për shkak të ndonjë sëmundjeje ose ndonjë aryse tjetër. Qumështi i nënës është më i shëndetshëm. Nëse j ui ushqeni gjithë kohën fëmijët me formulë, atëherë grumbullim i iushqimit me fromulë është zjgidhja për ju.

Cilat janë përfitimet?

  • Siguron ushqimin e nevojshëm për foshnjën gjatë rritjes së tyre.
  • Duke qenë në krahët e nënës, afër gjirit të saj, ofron rehati dhe siguri për fëmijën, duke përmbushur nevojat e tyre emocionale.
  • Ndërsa foshnja pi më shumë qumësht, nëna do të jetë në gjendje të prodhojë më shumë qumësht natyrshëm.
  • Lehtëson dhe qetëson foshnjën përmes kontaktit të lëkurës me nënën.

Si ta menaxhoni?

Pranimi i situatës luan një rol shumë të rëndësishëm në përballimin e saj. Ju mund të përpiqeni të zbusni lodhjen tuaj në këto mënyra:

  • Planifikoni pushimet tuaja dhe flini sipas orarit të ushqimit të fëmijës suaj.
  • Hani shëndetshëm për të qenë energjike dhe të qëndroni të hidratuara.
  • Kërkoni ndihmë nga të tjerët (partneri juaj, prindërit, të tjerët në familje) në kryerjen e punëve në shtëpi.

Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

Bisedoni me një pediatër ose ekspert për laktacion në rrethanat e mëposhtme:

  • Fëmija nuk po fiton peshë në mënyrë të përshtatshme;
  • Nuk ka shtim në urinim ose jashtëqitje;
  • Fëmija vazhdon të jetë i shqetësuar;
  • Fëmija nuk fle mirë.

Lexo edhe: Si te kuptoj nese femija ngopet me qumesht?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X