Cfare duhet te dini rreth ushqyerjes me gji te foshnjes ne 6 muajt e pare te jetes

0 0

– Foshnjat deri gjashtë muajsh duhet të ushqehen vetëm me qumësht gjiri, që të jenë të shëndetshme dhe të rriten e zhvillohen sa më mirë. Kjo nënkupton që foshnja të ushqehet vetëm me qumështin e nënës, pa pirë asgjë tjetër (ujë, çaj apo lëngje të tjera, madje as në një ditë të nxehtë). Lejohen vetëm vitaminat apo medikamentet me pika që këshillon mjeku.
– Qumështi i gjirit siguron të gjitha lëndët ushqyese dhe ujin për të cilat foshnja ka nevojë gjatë gjashtë muajve të parë.
– Nëse një foshnjë pi ujë apo lëngje të tjera para 6 muajve, do të pijë më pak gji dhe do të jetë më i rrezikuar ndaj sëmundjeve.
– Ushqyerja e foshnjave jo me qumësht gjiri por me qumësht tjetër, si për shembull atë të kutisë (formula) apo qumësht bagëtie, çon në një inteligjencë më të ulët të fëmijës, më shumë diarre dhe sëmundje të frymëmarrjes, kequshqyerje, rrezik për sëmundje kronike në një moshë të rritur.
Sa herë duhet t’i japim gji foshnjës?
– Foshnja duhet të ushqehet në bazë të kërkesës, pra sa herë dhe aq gjatë sa të dojë, ditën dhe natën, të paktën 8-12 herë në 24 orë.
– Foshnja duhet të ushqehet fillimisht në njërin gji derisa ta ketë zbrazur atë përpara se të ofrohet gjiri tjetër. Kjo bën që foshnja të marrë edhe pjesën e fundit të qumështit të një vakti, i pasur me kalori dhe yndyrna, shumë e nevojshme për këtë moshë.
– Ju do ta kuptoni që foshnja ngopet me qumështin e gjirit, nëse ai do të urinojë të paktën 6 herë në ditë dhe shton mirë në peshë.
Për një ushqyerje të suksesshme me gji:
– Foshnja duhet të nisë të pijë gji brenda orës së parë pas lindjes ose sa më shpejt që gjendja shëndetësore e nënës ta lejojë. Qumështi i gjirit është gjithçka ka nevojë fëmija e sapolindur deri në muajin e gjashtë të jetës. Mos i jepni asgjë tjetër (ujë, lëngje apo qumësht formule) përveç qumështit të gjirit gjtë 6 muajve të parë të jetës.
– Kulloshtra, qumështi i ditëve të para pas lindjes, mbron fëmijën tuaj nga shumë sëmundje.
Pozicioni i qëndrimit dhe kapja e gjirit:
Të ushqyerit me gji përsëritet disa herë gjatë ditës dhe natës, prandaj është e nevojshme që nëna dhe fëmija të ndihen rehat gjatë këtij proçesi.
Për këtë, foshnja duhet ta kapë mirë gjirin dhe të pozicionohet në mënyrën e duhur:
– Koka dhe trupi i foshnjës duhet të jenë në një bosht;
– Fytyra e foshnjës përballë gjirit, hunda përballë thithit;
– Trupi i foshnjës duhet të jetë i puthitur me të nënës;
– Mbështesni edhe të ndenjurat e fëmijës, jo vetëm kokën dhe shpatullat.
Mështesni gjirin me dorë dhe ofrojani fëmijës:
– 4 gishtat e nënës vendosen nën gji;
– Gishti i madh vendoset sipër gjirit;
– Gishti i madh formon një mbështetëse për bazën e gjirit;
– Gishtat e nënës nuk duhet të jenë shumë afër thithit.
Hapat për një kapje të mirë:
– Prekni buzët e fëmijës me thithin;
– Prisni derisa goja e foshnjës të hapet mirë;
– Sigurohuni që fëmija të ketë kapur jo vetëm thithin, por edhe pjesën më të madhe ngjyrë kafe (areolën);
– Çoni foshnjën tek gjiri dhe jo gjirin tek foshnja;
– Sigurohuni që buza e poshtme e fëmijës të jetë poshtë thithit dhe mjekra e foshnjës të prekë gjirin e nënës.
Rezultatet e një kapje jo të mirë:
– Thitha të dhimbshëm dhe të dëmtuar;
– Fryrje ose tejmbushje e gjirit;
– Fëmijë i pakënqur që qan shumë;
– Foshnja ushqehet shpesh dhe për një kohë të gjatë;
– Pakësim i prodhimit të qumështit;
– Foshnja nuk shton në peshë.
Kini parasysh:
– Kur fëmija mbush 6 muaj, duhet të filloni dhënien e ushqimeve shtesë, duke vazhduar njëheresh edhe dhënien e gjirit deri 2 vjeç (ose më shumë, sipas dëshirës);
– Qumështi i gjirit mund të sigurojë gjysmën ose pjesën më të madhe të nevojave ushqyese të foshnjës nga 6 deri në 12 muajsh, dhe 1/3 ose më shumë të foshnjës nga 12- 14 muajsh;
– Të ushqyerit me gji duhet të vazhdojë pasi qumështi i gjirit ndihmon fëmijën të luftojë sëmundjet. Ai është burimi i vetëm për marrjen e trupëzave mbrojtëse.
– Këshillohuni menjëherë me mjekun nëse vini re se foshnja shfaq shenja rreziku si diarre, të vjella temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, është i përgjumur ose refuzon të ushqehet;
– Mos i jepni fëmijës qumësht me biberon, kjo pasi fëmijët që përdorin biberon e kanë të vështirë të kujtohen si ta kapin gjirin. Nëse fëmija përdor biberon ndërsa ushqehet me gji, ka mundësi të mos marrë sasinë e qumështit që ka nevojë për arsye të kapjes dhe thithjes së papërshtatshme të gjirit.

Lexoni dhe: Fëmija im është prematurë, kur mund të filloj ushqimet e ngurta?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X