Si ndryshon qumeshti i gjirit me rritjen e femijes?

0 0

Qumështi i gjirit është i ndryshëm nga gruaja në grua duke u varur nga dieta e nënës, nga kohëzgjatja e proçesit, është i ndryshëm gjatë një dite dhe gjatë gjithë periudhës së gjidhënies. Qumështi i formulës mbetet i pandryshueshëm.

Dieta ushqimore: acidet yndyrore që ndodhen në qumështin e nënës do të jenë të ndryshme në varësi të dietës së saj ushqimore. Nëse nëna do të konsumojë më shumë perime do të ketë sasi të ndryshme acidesh yndyrore nga nëna që konsumon mish dhe nga ajo që konsumon sasi të mëdha peshku. Gjithashtu edhe shija e qumështit do të jetë e ndryshme në varësi të ushqimeve, për shembull hudhra do t’i japë atij një aromë ndryshe. Fëmija mësohet me shijet e ushqimeve që në periudhën e gjidhënies.

Qumështi ndryshon: ai ndryshon gjatë një pirje të fëmijës dhe ndryshimi është në përmbajtjene yndyrave. Sasia e yndyrave është më e lartë në fund të proçesit.

Përbërja e qumështit ndryshon gjatë ditës: gjatë pasdites në qumësht ka më shumë laktozë se në mëngjes. Sasia e yndyrnave është më e lartë në mëngjes dhe më e ulët gjatë pasdites. Sasia e proteinave është më e ulët në mëngjes dhe më e lartë në pasdite. Qumështi i formulës nuk është në gjendje të ndryshojë përbërjen e tij gjatë ditës.

Qumështi ndryshon gjatë gjithë periudhës së gjidhënies: gjatë 3-4 ditëve të para gjiri i gruas prodhon kulloshtër, i cili është ndryshe nga qumështi i vazhdimësisë. Ai përmban antitrupa, shumë qeliza të kuqe, laksativë që ndihmojnë në pastrimin e zorrëve të bebes, duke ndilkuar në uljen e simptomave të verdhëzës dhe përshtatur beben për të tretur qumështine gjirit. Pas 3-4 ditësh kulloshtra shndërohet në qumështin “tradicional”, i cili është më i bardhë por që ka gjithsesi një ngjyrë të verdhë, gjë e cila tregon se ka përbërje kulloshtre. Pas rreth 7-15 ditësh ai shndërrohet në qumështin e maturuar.

Përmbajtja e antiturpave: qumështi i formulës nuk i jep fëmijës antitrupa, përvec nukleotiteve, të cilat nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe.

Qumështi i gjirit dhe menstruacionet: nëse nëna ushqen fëmijën deri në moshën 2-3 vjeçare duhet të dijë se qumështi  gjirit do të ndryshojë në periudhën e menstruacioneve, qoftë në sasi edhe në përbërje. Qumështi i gjirit do të jetë i përshtatshëm për fëmijën në çfarëdolloj moshe.

Lexoni edhe: Per sa kohe mund te qendroje i fresket qumeshti i gjirit?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X