Per sa kohe mund te qendroje i fresket qumeshti i gjirit?

0 0

Sa kohë mund të qendrojë i freskët qumështi i gjirit?

Kjo varet nga mënyra si ju e ruani atë. Nëse ai do të mbahet në kushte dhome (temperaturë 20-22 gradë) mund të qëndrojë i freskët për 3-4 orë. Ju gjithashtu mund ta ruani qumështin e gjirit në frigorifer për 3-5 ditë ose ta vendosni atë në ngrirje për një kohë më të gjatë. Pasi e keni nxjerrë nga ngrirja ( e keni shkrirë) qumështi duhet përdorur brenda 24 orëve dhe nuk duhet vendosur sërish në ngrirje. Nëse do të udhëtoni mund ta vendosni qumështin e gjirit në një termus të rrethuar nga akulli dhe ta përdorni brenda 24 orëve.

Disa mënyra si mund ta ruani qumështin e gjirit:

– Qumështi pasi është ngrirë mund të ruhet në frigorifer për 2 javë nëse frigoriferi ka derë të përbashkët me pjesën tjeter;
– Ne ngrirje të ndarë nga pjesa e ushqimeve që nuk kanë nevojë për akull, qumështi mund të qëndrojë i freskët për 3-6 muaj;
– Nëse qumështi vendoset në një frigorifer me akull i cili nuk hapet shpesh mund të qëndrojë i freksët për 6-12 muaj.
Për një konservim më të sigurt të qumështit të gjirit i pastroni mirë duart me sapun dhe ujë të ngrohtë para se ta shtrydhni. E vendosni direkt në ngrirje pas shtrydhjes.

Lexoni edhe: Si funsionon prodhimi i qumeshtit te gjirit?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X