Majdanozi është një bimë që përdoret gjerësisht në kuzhinë në mbarë botën. Dobitë e tij për shëndetin tonë janë të panumërta. Por shtatzania është një periudhë delikate dhe si e tillë, nuk na lejon të ushqehemi si zakonisht, ose të paktën na kërkon të bëjmë kujdes me sasinë e produkteve që ne konsumojmë.
Dobitë e konsumimit të majdanozit:
1. Përdorimi i majdanozit në recetat tuaja ndihmon në forcimin e imunitetit.
2. Majdanozi përmban vitaminë A dhe C, duke e rritur kështu vetinë e tij antioksiduese. Njëkohësisht siguron që edhe bebi juaj të marrë vitaminat që i nevojiten.
3. Në saje të strukturës anti-inflamatore, majdanozi ndihmon në reduktimin e edemës dhe dhimbjeve të kyceve.
4. Përmbajtja e hekurit parandalon aneminë.
5. Acidi folik e mbron fëmijën nga defektet e tubit nervor.
6. Ndërsa vitamina K forcon kockat tuaja dhe kockat e bebit.
7. Majdanozi e qetëson sistemin e tretjes dhe është efikas për reduktimin e fryrjeve gjatë shtatzanisë.
Dëmet:
Akoma vazhdojnë kërkimet për sasinë e përdorimit të majdanozit gjatë shtatzanisë dhe për këtë arsye nuk ka një informacion ekzakt në lidhje me këtë. Prandaj, sugjerohet që për sasinë të këshilloheni me mjekun tuaj.
Disa efekte anësore që janë evidentuar deri tani janë këto:
1. Gjethet e majdanozit përmbajnë vaj majdanozi, që është vaj i paqëndrueshëm. Edhe pse në periudha të tjera nuk ka ndonjë efekt negativ, gjatë shtatzanisë mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj.
2. Vaji i majdanozit përmban apiol dhe myristicin që përdoren si stimulues për të lehtësuar procesin e abortit.
3. Ky vaj mund të stimulojë gjakderdhjen menstruale dhe mund të shkaktojë kontraksione në mitër. Komponentët e tij mund të shkaktojnë lindje të parakohshme, prandaj për nënën dhe bebin përbën rrezik.
4. Në raste të rënda vaji i majdanozit mund të dëmtojë veshkat.
5. Myristicina që gjendet në majdanoz, nëpërmjet placentës mund të arrijë te bebi. Kur arrin, mund të ndikojë në ritmin e rrahjeve të zemrës duke i përshpejtuar ato. Mund të shkaktojë edhe efekte të tjera anësore si marrje mendësh dhe humbje të ekuilibrit.
6. Në disa raste mund të shkaktojë alergji, sidomos nëse jeni alergjike ndaj finokut, karrotës, selinosë, koperit etj.
Duke i marrë parasysh të gjitha këto informacione, për shëndetin tuaj dhe të fëmijës suaj, duhet të tregoni kujdes të vecantë në sasinë e majdanozit që përdorni në dietën e përditshme.
Your article made me suddenly realize that I am writing a thesis on gate.io. After reading your article, I have a different way of thinking, thank you. However, I still have some doubts, can you help me? Thanks.