Koha e Qershive!

0 0

Qershitë janë ndër frutat më të preferuara që i duan pothuajse të gjithë. Edhe pse aromës, ngjyrës dhe pamjes së tyre nuk i reziston dot askush, kur bëhet fjalë për shtatzani, për siguri duhet studiuar cdo gjë para se të konsumohet.

 

A mund të hahen këto fruta të shijshëm në shtatzani? A janë të rrezikshme reagimet alergjike për shkak të konsumit të qershive për gratë shtatzëna?

 

Disa prej përfitimeve shëndetësore të qershisë gjatë shtatzanisë janë këto:

1) Antioksidantët në qershi luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e radikaleve të lira ose molekulave të paqëndrueshme që shkaktojnë dëmtime të qelizave në trup, duke rritur kështu imunitetin tek gratë shtatzëna.

2) Studimet e fundit tregojnë se antocianina (pigmenti i kuq në qershi) është i dobishëm në zvogëlimin e dhimbjeve të kyçeve, ënjtjeve dhe pezmatimeve gjatë shtatzanisë.

3) Qershitë mund të mbajnë nën kontroll nivelin e glukozës në gjak dhe kështu ndihmojnë në parandalimin e diabetit gestacional.

4) Qershia është e pasur me përmbajtje uji dhe nëse konsumohet rregullisht, rrit nivelet e energjisë dhe lehtëson lodhjen e nënës.

5) Meqenëse qershitë kanë sasi të lartë kaliumi, ato ndihmojnë në kontrollimin e mbajtjes së ujit dhe ndihmojnë në ruajtjen e presionit të duhur të gjakut gjatë shtatzanisë.

6) Qershitë përmbajnë një përbërje antioksiduese të quajtur melatonin, e cila i ndihmon gratë shtatzëna që vuajnë nga pagjumësia.

7) Vitamina C në qershi ndihmon në forcimin e enëve të gjakut që punojnë shumë për të siguruar që gjaku të arrijë mjaftueshëm te fetusi gjatë shtatzanisë.

8) Studiuesit sugjerojnë që antocianinat e gjetura në qershi mbrojnë më tej qelizat nervore dhe përmirësojnë shëndetin e trurit të të porsalindurve.

9) Ekspektoranti: Qershia është një ekspektorant i dobishëm në trajtimin e të gjitha kondicioneve të lidhura me kollën. Lehtëson ftohjen, kollën, bronkitin dhe astmën.

10) Trajton kapsllëkun: Qershitë janë të pasura me fibra. Ato normalizojnë lëvizjet e zorrëve dhe ju ndihmojnë të heqni qafe kapsllëkun, një nga problemet më të zakonshme në shtatzani.

11) Përmban pak kalori: Nëse bëni kujdes për peshën tuaj gjatë shtatzanisë, qershitë janë frutat më të mira për t’u konsumuar pasi ato janë mjaft të ulëta në kalori.

12) Trajton dhimbjen e kokës, migrenën: Mjekët besojnë se luhatjet e hormoneve, estrogjenit dhe kondicionet e preeklampsisë shkaktojnë dhimbje koke migrene gjatë shtatzanisë. Qershitë përmbajnë antocianinë dhe bioflavonoide që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës nga migrena.

 

Përveç këtyre përfitimeve:

Qershia; Mund të lehtësojë diarrenë dhe çrregullimet e tjera të tretjes.

Qershia përmban acid ellagjik, i cili ka një efekt të mrekullueshëm në frenimin e rritjes së qelizave kancerogjene.

Qershitë janë një armë e rëndësishme për t’ju ndihmuar në luftën kundër plakjes.

Qershitë janë burimi kryesor i antioksidantëve, pasi lëvorja përmban bioflavonoide të bollshme dhe vitaminë C.

Studiuesit kanë zbuluar se antioksidantët që gjenden në qershi janë të dobishëm në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kolesterolit.

Qershitë veprojnë shkëlqyeshëm për pastrimin e kripërave dhe toksinave të trupit.

A ka ndonjë efekt anësor të ngrënies së qershisë gjatë shtatzanisë?

Disa gra shtatzëna vuajnë nga fryrje të stomakut, gazrat dhe dhimbjet e barkut pasi kanë ngrënë qershi.

Qershitë mund të shkaktojnë reaksione alergjike.

Nëse përjetoni ndonjë shqetësim pasi keni konsumuar qershi, ju lutemi këshillohuni menjëherë me mjekun tuaj.

Lloji më i mirë i qershive për shtatzani!

Varietetet më të mira të qershisë për gratë shtatzëna janë Balaton dhe llojet e saj. 

Pse janë qershitë e tipit Balaton më të mirë gjatë shtatzanisë, por jo varietetet e tjera të qershisë? Kjo pasi qershitë e tipit Balaton përmbajnë shumë më tepër antocianinë se qershitë e tjera. 

Farat e qershisë përmbajnë disa kimikate që mund të jenë të dëmshme për gratë shtatzëna. Përveç kësaj, është gjithashtu e nevojshme të siguroheni që t’i lani mirë para se t’i konsumoni.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Edhe sasia minimale e kafes...

Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e...

A mund të konsumohet majdanozi...

Majdanozi është një bimë që përdoret gjerësisht në kuzhinë në mbarë botën. Dobitë e tij për shëndetin tonë janë të panumërta. Por shtatzania është një periudhë delikate dhe si e...

Mënyra e ngrënies gjatë shtatzanisë...

Ju mund të kujdeseni për mirëqenien e foshnjës tuaj ndërsa është ende në bark. Si për shembull duke praktikuar aktivitet fizik dhe duke ndjekur një stil të shëndetshëm të ushqyerjes....

“Nuk janë gjërat më të...

Mëngjesin e sotëm moderatorja shumë e dashur për publikun Arbana Osmani, ndau një pjesë nga rutina e saj e ushqyerjes gjatë periudhës së pritjes së ëmbël. Ajo shkruante "Prej muajsh...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X