Edhe sasia minimale e kafes ndikon në peshën e lindjes së bebit

0 0

Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo.

Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET dhe çfarë NUK DUHET.

Në këtë artikull do të flasim për kafen dhe konsumin e saj gjatë shtatzanisë.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) dhe ekspertë të tjerë thonë se është e sigurt për gratë shtatzëna të konsumojnë deri në 200 miligramë kafeinë në ditë. Kjo është e barabartë me një filxhan kafe prej 354 mililigramë.

Një studim i ri sugjeron që edhe një sasi e vogël e kafeinës mund të ndikojë në peshën e lindjes së bebit.

Gratë që konsumuan mesatarisht 50 miligramë kafeinë në ditë – vetëm një e katërta e kufirit të rekomanduar – lindën fëmijë që ishin 65 gramë më pak se foshnjat e lindura nga gratë që nuk pinin fare kafeinë, sipas raportit të Marsit 2021 të publikuar në Rrjetin “JAMA”.

Studimi ndoqi më shumë se 2,000 gra në 12 vende klinike në Shtetet e Bashkuara. Studiuesit i kërkuan nënave të ardhshme të vlerësojnë konsumin e tyre të kafeinës dhe gjithashtu përdorën monstrat e gjakut të marra gjatë tremujorit të parë për të përcaktuar nivelet e sakta.

Shumica e grave të përfshira në studim raportuan se pinin 200 miligramë ose më pak kafeinë në ditë. Vetëm 0.7% e grave vlerësuan se pinin më shumë se sasia e rekomanduar ditore.

Në përgjithësi, gratë shtatzëna me nivelet më të larta të kafeinës në gjak lindën foshnje që ishin rreth 85 gramë më pak, 4 milimetër më të shkurtër, 2.7 milimetër më pak në perimetrin e kokës dhe rreth 3.3 milimetër më pak në perimetrin e kofshës sesa foshnjat e grave që nuk kishin pirë fare kafe, ose sasi minimale. Studiuesit thonë se studimi i tyre tregon se edhe sasitë e vogla të konsumimit të kafeinës mund të ndikojnë në peshën e lindjes së foshnjës.

Pra, çfarë do të thotë kjo për ju, nëna? A duhet ta hiqni kafen krejtësisht gjatë shtatzanisë? Jo domosdoshmërisht.

“Është e vështirë të japësh rekomandime bazuar në rezultatet e një studimi”, – thotë Diana Spalding, CNM, mami. “Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje sigurisht, por rekomandimet mund të mos ndryshojnë menjëherë”.

Mjekët japin rekomandimet e tyre si ekspertë bazuar në të dhënat e viteve – jo vetëm në një studim të vetëm.

Pesha e lindjes është komplekse – ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në peshën e foshnjës. Në fund të fundit, ekspertët thonë se duhen bërë më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht se si dieta e nënës dhe marrja e kafeinës ndikojnë tek fëmija i saj.

Deri atëherë, nëse keni ndonjë pyetje – konsultohuni me mjekun ose maminë tuaj. Është gjithmonë më mirë të diskutoni shqetësimet tuaja me profesionistët mjekësorë që ju njohin dhe dinë historinë tuaj mjekësore.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Koha e Qershive!

Qershitë janë ndër frutat më të preferuara që i duan pothuajse të gjithë. Edhe pse aromës, ngjyrës dhe pamjes së tyre nuk i reziston dot askush, kur bëhet fjalë për...

A mund të konsumohet majdanozi...

Majdanozi është një bimë që përdoret gjerësisht në kuzhinë në mbarë botën. Dobitë e tij për shëndetin tonë janë të panumërta. Por shtatzania është një periudhë delikate dhe si e...

Mënyra e ngrënies gjatë shtatzanisë...

Ju mund të kujdeseni për mirëqenien e foshnjës tuaj ndërsa është ende në bark. Si për shembull duke praktikuar aktivitet fizik dhe duke ndjekur një stil të shëndetshëm të ushqyerjes....

“Nuk janë gjërat më të...

Mëngjesin e sotëm moderatorja shumë e dashur për publikun Arbana Osmani, ndau një pjesë nga rutina e saj e ushqyerjes gjatë periudhës së pritjes së ëmbël. Ajo shkruante "Prej muajsh...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X