Përbërësit:
1.Një mollë, një dardhë
2. Ujë për zierje dhe qumësht nëse dëshironi
Përgatitja:
1. Qëroni lëvoren e mollës dhe dardhës.
2. Largoni bërthamën dhe preini në copa.
3. Shtoni 10 lugë ujë në një enë të vogël për zierje.
4. Zieni mollën dhe dardhën në temperaturë të ulët derisa të zbuten.
5. Bluajini me mikser kuzhine, apo shtypini me pirun, ose me shtypëse patate.
Kombinimet tjera të mira mund të jenë banane dhe kajsi, apo kumbull dhe pjeshkë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu