Caroline New, një nënë gjidhënëse, u trondit kur një oficer policie pa që i jepte gji foshnjës së saj në makinën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfiaa dhe shkoi për t’i thënë asaj që të mbulohej.
“Xhami im ishte ulur. Unë mund ta dëgjoja atë duke rënkuar me neveri. Erdhi në dritare dhe më tha të mbulohesha. U ndjeva e poshtëruar”.
Në fakt, ligjet në Filadelfia, Pensilvani u japin grave të drejtën për të ushqyer me gji pa e mbuluar veten kudo që lejohet të jetë publiku i gjerë. (Në fakt, ushqyerja me gji në publik është e ligjshme në çdo shtet.)
Pasi nëna mbaroi së ushqyeri vajzën e saj, ajo doli nga makina për të folur me oficerin, me qëllim që të merrte të dhënat e tij për ta kallëzuar në departamentin ku punonte. Ai nuk e kuptoi mirë: Përgjigja e tij ishte të shkonte përsëri te makina e saj dhe t’i vendoste një gjobë për parkimin.
Ndërsa ishte në një zonë ku nuk lejohej parkimi, ajo beson se nuk ishte vërtet kjo çështja. Ajo thotë se gjoba ishte hakmarrëse, pasi ai ia vendosi vetëm pasi ajo kërkoi informacionin e tij dhe pasi i tha asaj të mbulohej, gjë që nuk kishte të drejtë ta bënte.
Nëna thotë se ajo që e shqetësoi atë më shumë sesa gjoba ishte mënyra e bashkëveprimit, kështu që paraqiti një ankesë zyrtare në departamentin e policisë së Filadelfias. Incidenti tani është në shqyrtim.
E reja, e cila ishte në aeroport për të marrë motrën e saj dhe për ta prezantuar me fëmijën për herë të parë, është e lumtur që departamenti po heton ankesën e saj.
“Shpresa ime është që asnjë nënë tjetër e re të mos provojë atë që kalova unë”,- tha ajo. “Ushqyerja me gji është e ligjshme dhe është diçka që duhet të shihet si normale”.
Lexo edhe: Blerina Bombaj publikon foton duke ushqyer me gji: Nuk di të ketë diçka më hyjnore…
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu