Si të parandaloni dhimbjen e thithave kur jeni nënë gjidhënëse?

0 1

Kur filloni të ushqeni me gji fëmijën, dhimbjet e lehta të thithave mund të konsiderohen normale. Ju mund të ndjeni një siklet kur fëmija pi, ose kur qumështi juaj i gjirit fillon të rrjedhë. Kjo dhimbje e butë është e zakonshme, dhe duhet të largohet kur ju  vazhdoni gjidhënien. Por, ndërsa vazhdojnë javët, ushqyerja me gji duhet të bëhet më e rehatshme. Natyrisht, ky nuk është gjithmonë rasti. Ndonjëherë, dhimbja përkeqësohet.

Për fat të keq, thithat e lënduara janë një problem i zakonshëm i ushqyerjes me gji. Kjo mund të ndodhë për shumë arsye duke përfshirë një gjymtim në gji, përdorimi jo i saktë i pompës së gjirit ose një infeksion. Pastaj, thithat e lënduara mund të çojnë në furnizim të ulët të qumështit të gjirit ose në ndërprerjen e hershme të gjidhënies.

7 mënyra për të parandaluar thithat e lënduara:

Sigurohuni që fëmija juaj po pi qumësht mirë

Kur fëmija juaj kap gjoksin tuaj saktë, ai do të ketë të gjithë thithën si dhe pak nga areola rrethuese në gojën e tij. Thitha juaj duhet të jetë thellë brenda gojës së fëmijës suaj.

Nëse fëmija juaj i sapolindur kap vetëm thithën tuaj, mishrat e tij do të shtypin mbi të, ndërsa ai përpiqet të marrë qumështin e nënës. Kur ai thith vetëm thithën tuaj, kjo mund të shkaktojë dhimbje. Gjithashtu mund të çojë në një fëmijë gjithmonë të uritur dhe të shqetësuar pasi fëmija nuk kathithur mjaftueshëm qumësht gjiri, nëse nuk ka kapur mirë dhe nuk ka shtrydhur kanalet e qumështit.

Ju mund të ndihmoni në parandalimin e thithave të lënduara duke mësuar se si të kapni fëmijën tuaj në mënyrë korrekte nga ushqimi i parë me gji.

Dhe nëse nuk jeni të sigurt nëse fëmija juaj po ushqehet mirë, bisedoni me mjekun tuaj.

Zgjidhni një pozicion të mirë

Një pozicion i mirë për gjidhënien do të jetë i rehatshëm për ju dhe fëmijën tuaj. Mund të jetë e dobishme të përdorni një jastëk mbështetës. Kthimi pas është i parehatshëm dhe mund të shtypë shpinën, krahët dhe qafën.

Ju gjithashtu mund të alternoni pozicionet e gjirit që përdorni në çdo ushqim. Kur ushqeni me gji në të njëjtin pozicion gjatë gjithë kohës, goja e fëmijës suaj gjithmonë po ushtron presion në të njëjtin vend në thithën tuaj.

Zbutni gjinjtë që foshnja juaj të mund të thithë

“Ngrirja” e gjirit është e zakonshme gjatë fazës kalimtare të prodhimit të qumështit, dhe ju do ta përjetoni me shumë gjasa, në javët e para të ushqyerjes me gji. Për ta bërë më të lehtë për fëmijën tuaj, mund të hiqni pak qumësht para çdo vakti për të lehtësuar ngushtësinë dhe për të zbutur indin tuaj të gjirit.

Përpiquni të mbani lëkurën rreth gjinjve të shëndetshme

Nuk është kaq e vështirë për t’u kujdesur për gjinjtë tuaj. Kur lani gjinjtë tuaj, përdorni ujë të ngrohtë dhe mos përdorni ndonjë sapun të ashpër që mund të thajë, të irritojë dhe të ashpërsojë lëkurën në gjinjtë dhe në thithat tuaja. Gjithashtu, nuk është e nevojshme përdorimi i kremrave.

Kini kujdes kur largoni fëmijën nga gjiri

Mos e tërhiqni atë nga gjiri. Tërheqja e gojës së fëmijës suaj nga gjoksi pas ushqyerjes mund të shkaktojë dhimbje dhe dëmtime të gjinjve dhe thithave. Sidomos nëse e bëni këtë pa pushim.

Për të parandaluar dëmtimin e thithave, merrni kohë për të mësuar teknikën e duhur për largimin e fëmijës nga gjiri. Duke e vendosur butësisht gishtin në anën e gojës së foshnjës, mund të jetë më e sigurt.

Përdoreni butë pompën e gjirit

Pavarësisht nëse jeni duke përdorur vetëm pompën, ose thjesht duke pompuar herë pas here për të lehtësuar zmadhimin e gjirit ose për të rritur furnizimin me qumësht, është e rëndësishme që pompën tuaj të gjirit ta përdorni saktë dhe butësisht, pa shkaktuar lëndime, duke ndjekur udhëzimet e mjekut.

Lexo edhe: Pse ndiej dhimbje ne gjoks kur ushqej femijen me gji?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X