A mundet gjidhenia te reduktoje dhimbjen pas lindjes me operacion?

0 0

Sipas disa studimeve të reja, gjidhënia ka një ndikim pozitiv edhe në lidhje me dhimbjet kronike që mund të ndiejë një grua pas lindjes me operacion.

Përfitimet e gjidhënies

Ekspertët tregojnë rëndësinë e të ushqyerit me gji edhe në lidhje me uljen e dhimbjeve të operacionit. Edhe pse proçesi mund të ngjajë disi i parehatshëm nëse lindja ka ndodhur me operacion, në të vërtetë ndodh e kundërta. Nënat të cilat ushqejnë me gji të paktën 2-3 muajt e parë pas lindjes, janë më pak të prirura të vuajnë nga dhimbjet afatgjata të operacionit, dhe këtë e shpreh edhe një studim i prezantuar në “Euroanesthesia congress” në Gjenevë.

Dhimbjet pas lindjes me operacion

Zakonisht ato vazhdojnë në 1 nga 5 gra më shumë se 3 muaj pas lindjes. Efektet e gjidhënies u vunë re gjatë një studimi të kryer në 185 gra. Ato kishin dhimbje më të lehta ose aspak dhimbje gjatë ushqyerjes me gji.

Ekspertët gjithashtu theksuan edhe 2 fakte të tjera surprizuese:

  • ½ e grave që lindën me operacion që morrën pjesë në studim kishin shenja ankthi;
  • Gratë që kishin marrë informacionet e duhura në lidhje me atë çfarë i priste pas lindjes, do të kishin më pak dhimbje kronike.

Sipas studimeve, në perceptimin e dhimbjeve ndikojnë edhe faktorë të tjerë si ankthi, mënyra e kryerjes së ndërhyrjes, edukimi i nënës, mosha e nënës, dhe mendohet se ankthi që gruaja ndien në lidhje me funksionimin e mirë të gjidhënies, e bën dhimbjen e operacionit më pak të ndjeshme. Pra ky është një tjetër efekt pozitiv i gjidhënies në jetën e gruas.

Lexoni dhe: Gjidhenia, behuni nje eksperte






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

A mund të mbaj në...

A është e sigurt të ngrini në krahë një fëmijë ndërsa jeni shtatzënë? Ja çfarë duhet të dinë nënat e ardhshme me të vegjlit në shtëpi. "Njerëzit vazhdojnë të më...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X