Boronicat e kuqe mbajnë nën kontroll rezistencën ndaj antibiotikëve
Nëse keni infeksione të traktit urinar, marrja e antibiotikëve pas disa kohësh mund të mos jetë efektive, pasi ju do të fitoni rezistencë. Por konsumi i boronicave të kuqe ju ndihmon të mos fitoni rezistencë ndaj antibiotikëve dhe ata të bëjnë efekt në rast të ndonjë problemi.
Janë antiinflamatorë dhe të pasur me antioksidantë
Ju mbrojnë nga plakja dhe nga inflamacionet e ndryshme për shkak të këtyre vetive.
Përmirësojnë qarkullimin e gjakut
Boronicat e kuqe ndihmojnë për të përmirësuar fleksibilitetin e arterieve. Kjo do të thotë një qarkullim më i mirë i gjakut.
Ju mbrojnë nga disa sëmundje
Boronicat e kuqe reduktojnë kolesterolin e keq, yndyrat e gjakut, rezistencën e insulinës, luftojnë përparimin e tumoreve si atë të gjirit, mushkërive dhe prostatës.
Përforcojnë imunitetin
Të pasura me vitaminë C, mbeshtesin përforcimin e imunitetit.
Mirë është të konsumoni lëngun e tyre pa ëmbëlsues.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu