A mund të konsumojmë boronica në shtatzani?

0 0

Boronicat janë shumë të shëndetshme dhe të pasura me lëndë ushqyese. Ato konsiderohen si një superushqim i pasur me vitaminë C, kalium dhe folat (një formë e natyrshme e acidit folik). Gjatë fazës së përpjekjeve dhe shtatzënisë së hershme, gratë këshillohen që të marrin folat pasi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tubit nervor të foshnjës. Gjithashtu ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e infeksionit të traktit urinar gjatë shtatzënisë.

A është e sigurt ngrënia e boronicave gjatë shtatzanisë?

Është absolutisht e sigurt të hani boronica gjatë shtatzënisë. Megjithatë, konsumimi i frutave në sasi të tepërt nuk është i këshillueshëm.

Pse boronicat janë të mira në shtatzani?

Boronicat nuk janë vetëm të shijshme por janë të pasura me ushqyes që nevojiten gjatë shtatzanisë.

Disa dobi të konsumimit të boronicave:

  1. Ato janë të pasura me kalium që ndihmon në parandalimin dhe kontrollin e hipertensionit gjatë shtatzënisë.
  2. Gjithashtu përmbajnë vitaminë C që ndihmon në forcimin e imunitetit dhe prandaj parandalon infeksionin gjatë shtatzanisë.
  3. Duke qenë një burim i mirë i fibrave, boronicat ndihmojnë në tretje dhe parandalojnë hemorroidet dhe kapsllëkun gjatë shtatzanisë.
  4. Ndihmon gratë shtatzëna që të mbajnë peshën në kontroll.
  5. Fruti është i bollshëm në antioksidantë, të cilat ndihmojnë në reduktimin e stresit gjatë shtatzanisë.
  6. Ndihmojnë parandalimin e para-eklampsisë.

Përfitimet shëndetësore të boronicave për fëmijën:

  1. Boronica përmban folate e cila është e rëndësishme për të parandaluar defektet e lindjes si Spina Bifida.
  2. Janë të pasura me kalcium dhe polifenol që ndihmon në zhvillimin e kockave të fetusit.
  3. Parandalojnë lindjen e parakohshme të shkaktuar për shkak të problemeve shëndetësore gjatë shtatzanisë si hipertensioni.
  4. Vitamina C e pranishme te boronicat ndihmon trupin të absorbojë hekurin, i cili redukton rrezikun e peshës së ulët të lindjes tek të porsalindurit.

Receta të shijshme me boronica:

  1. Kek me boronica

177033209-H-614x420

Përbërësit

  • Gjysmë filxhan tërshërë organike;
  • Një majë luge kripë kripë;
  • 2 lugë mjaltë mjaltë;
  • ½ lugë sodë pjekje;
  • 1 vezë;
  • 1 lugë e vogël vanilje;
  • 2 gota qumësht;
  • lëng limoni (opsionale);
  • 1 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër ose gjalpë të shkrirë;
  • ½ filxhani me boronica;
  • 1 gotë shurup pane (opsionale).

Përgatitja

  • Ngrohni një tigan.
  • Shtoni tërshërë, kripë, mjaltë dhe sodën e më pas përziejini. Pastaj shtoni vezë, vanilje, lëng limoni, qumësht, gjalpë të shkrirë ose vaj ulliri ekstra të virgjër dhe përsëri përziejini për 30 sekonda.
  • Lëreni deri sa të marrë ngjyrë kafe të artë.
  • Ndërkohë vendosni në mikrovalë boronicat për një minutë dhe shtoni shurupin e panës.
  • Së fundi, derdhni shurupin me boronica sipër kekut.
  1. Smuthie me boronica dhe bajame

719019556-H-436x300

Përbërësit

  • ¾ filxhan qumësht soje ;
  • ¾ kupa boronica;
  • 4-5 kupa bajame;
  • 1lugë mjaltë.

Përgatitja

Përzieni të gjithë përbërësit dhe smuthi është gati.

Efektet anësore të ngrënjes së boronicave gjatë shtatzanisë

  • Konsumimi i shumë boronicave mund të çojë në një rënie të sheqerit në gjak që mund të jetë jetë fatale për nënën ashtu si edhe për fetusin.
  • Mund të shkaktojnë alergji ose skuqje.
  • Duke qenë të pasura me vitaminë K, mund të shkaktojnë gjakderdhje.
  • Konsumi i tepërt i tyre mund të shkaktojë fryrje, dhimbje stomaku dhe diarre.

A mund të pi çaj boronice në shtatzani?

Boronicat janë përdorur gjithmonë në shtatzani. Për shekuj me radhë njerëzit kanë kultivuar boronica për të përftuar çaj për gratë shtatzëna. Tani në vend të çajit, gratë pijnë lëng boronice në shtatzëni për përfitimet e shumta që ofron. Megjithatë, disa gjëra duhet të mbahen në mend gjatë konsumimit të frutit.

  • Hani boronica organike sepse ato janë pa pesticide.
  • Gjithmonë lajini mirë.
  • Mos e teproni shumë pasi mund të kenë efekte anësore.
  • Para se të përfshini frutat në dietën tuaj, konsultohuni me mjekun.

Lexo edhe: Boronica, vlerat e tyre per shendetin e njeriut






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X