Kur Meghan Koziel u bë gati për të shkuar në spital ku do të lindte, ajo mori me vete edhe një banderolë të cilën do ta vendoste te dera e dhomës së saj. Në të nuk shkruhej “Është vajzë”, por ishte në ngjyrën rozë, në gjyrën e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit dhe e bëri atë për të ndërgjegjësuar stafin e spitalit, të cilët mund ta pyesnin pse nuk po e ushqente me gji vogëlushen.
“Zonë ku nuk ushqehet me gji“, shkruhej në banderolë. “Fëmija im i mrekullueshëm do të ushqehet me formulë dhe kjo nuk do të ndikojë në të ardhmen e saj.”
Në moshën 26-vjeçare Koziel u diagnostikua me kancerin e gjirit. Ajo duhej të merrte disa vendime të vështira në një moshë kur shumë gra konsiderojnë amësinë. Ajo kishte një mastektomi të dyfishtë dhe ruajti pjellorinë e saj të ardhshme nëpërmjet rikthimit të vezëve. Kaloi shumë vshtirësi, përfshirë rënien e flokëve, humbi gjinjtë e më pas erdhi faza e rikuperimit, deri tek momenti kur priste vajzën e saj.
Koziel vendosi banderolën si një mënyrë për të lehtësuar dhe parandaluar bisedat e sikletshme që duhej të bënte ku t’i shpjegonte të gjithëve përse nuk do ta ushqente të bijën me gji. Por veprimi i saj ka shkaktuar biseda serioze në rrjetet sociale lidhur me kancerin e gjirit.
“Nëse do të ktheheshim pas në kohë tre vjet më parë kur u diagnostikova me kancer dhe do të më thoshin se do të kisha këtë ëngëll të çmuar që kam tani, do të kisha qeshur”, – tregon ajo.
Meghan thotë se është e vetëdishme që jo të gjitha gratë që kalojnë kancerin mund të bëhen nëna siç ajo u bekua. Megjithatë, nga metodat in vitro, adoptimi, kujdesi për një fëmijë në nevojë ka gjithmonë një mënyrë për t’u bërë nënë shprehet ajo.
Lexo edhe: Gjidhenia ne publik nuk ka lidhje me seksualitetin, mesazhi i modeles
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu