Kjo është një recetë që duket e varfër dhe e thjeshtë, por në fakt edhe kjo ka hilet e veta që e bëjnë atë një pjatë të shijshme dhe të balancuar. Gjëja më e rëndësishme e kësaj recete është se mund të gatuhet për pak minuta dhe nuk kërkon shumë punë.
Përbërësit:
- Spageti – 250 gr;
- Vaj ulliri – 100 ml;
- Hudhra 2 thelpinj ( të shtypur);
- Spec djegës (sipas dëshirës);
- Djathë pekorino – 4 lugë;
- Majdanoz – 2 tufa.
Përgatitja:
- Skuqim në tigan me zjarr të avashtë hudhrën me vajin e ullirit duke u kujdesur që hudhra të mos digjet. Shtojmë specin djegës pastaj e heqim mënjanë.
- Ziejmë makaronat. Para se ti kullojmë hedhim 4 – 5 lugë ujë nga ai i makaronave në tiganin ku kemi skuqur hudhrën.
- Kullojmë makaronat dhe i hedhim në tiganin ku kemi hudhrën.
- I përziejmë fort që makaronat të marrin shijen e vajit të ullirit, hudhrës dhe specit djegës.
- I spërkasim me djath pekorino.
- Më në fund, makaronat janë gati.
Lexoni dhe: Brusketa Julie & Julia
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu