Sa kalori duhen ne shtatzani per te mbajtur nen kontroll peshen?

0 1

Frika për të mos marrë shumë peshë në shtatzani ekziston pothuajse për të gjitha gratë sepse mbi të gjitha kjo nuk favorizon një ecuri të mirë të shtatzanisë. Duke qënë kështu këshillohet të llogariten me kujdes kaloritë e marra gjatë ditës, duke zgjedhur gjithmonë ushqimet e duhura dhe cilësore.

Do të ishte mirë që dietën ushqimore t’jua përcaktonte mjeku, duke pasur parasysh se nuk duhet ta lini veten t’ju marrë uria por as ta ekzagjeroni duke ngrënë “për dy”.

Kaloritë e marra dhe dieta perfekte

Dieta perfekte do të ishte ajo që përbëhej nga një sasi brenda normave e drithërave, mishit, peshkut, e cila nuk e rëndon trupin që është duke u transformuar por ndërkohë jep energjitë e duhura për të përballuar ndryshimet.

Në fillim të shtatzanisë me shumë mundësi do të humbisni peshë për shkak së të vjellave dhe shqetësimeve në stomak por kur qetësoheni mund të konsumoni ushqime të thata pa e kaluar limitin e bukës së thekur apo biskotave të kripura që shpesh këshillohen.

Galetat e orizit nuk duhet të konsumohen në sasi të mëdha pasi nuk ju ngopin dhe nuk përfshihen në dietat me pak kalori. Nuk duhet të përdorni shumë ëmbëlsira dhe dietat e pasura me sheqer. Ato duhen limituar pasi mund të shkaktojnë edhe probleme të tjera si hipertensioni.

Nuk duhet të lini pa konsumuar mëngjesin, nuk duhet të mungojnë rreth 70-80 gramë makarona në drekë  dhe darka duhet të jetë e lehtë. Duhet të konsumoni 5 vakte në ditë duke marrë rreth 2000 kalori në ditë. Porcionet e ushqimit dhe dietën do të ishte mirë t’jua këshillonte mjeku sipas nevojës që keni. Limiti maksimal i kalorive do të ishte 2400 dhe ai minimal 1400. Nuk duhet të eleminohen karbohidratet pasi kanë burim energjie por mund të përdorni ato integrale. 10-12 kg në shtatzani do të ishte pesha ideale që mund të shtonit.

Lexo edhe: Lulelakra, vlerat dhe momenti i prezantimit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X