10 ushqimet e femijes tuaj qe permbajne shume kalori

0 0

Nëse ju mendoni se fëmija nuk është duke u ushqyer në mënyrën e duhur edhe pse sasia e ushqimit që konsumon është në nivelet e duhura atëherë duhet të lexoni listën e mëposhtme.

Këto janë disa nga ushqimet që do ta furnizojnë trupin e fëmijës me energji:

  • Avokado. Është shumë e pasur me kalori. Mund të përdoret duke u përzier me qumësht, drithëra, duke u shtuar në supë si edhe pure frutash.
  • Djathi. Duhet të jetë i pranishëm në dietën e fëmijës, duke e bërë supën edhe më të shijshme. Mund ta përdorni gjithashtu edhe në makarona apo pure patatesh.
  • Qumështi. Mund të përgatisni smoothie të ndryshme me qumësht me yndyrë të plotë (nëse fëmija ka moshën e duhur), mund ta përzieni edhe me tërshërë apo fruta duke i grirë së bashku.
  • Vaj. Mund to përdorni në supën e fëmijës apo drithërat me lëng mishi edhe një lugë të vogël vaj ulliri.
  • E verdha e vezës është e pasur me elementë ushqyes dhe kalori. Ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit. Mund të përdoret në vend të mishit brenda supës së fëmijës.
  • Mund të shtoni miellin e grurit brenda supës, frutave, si edhe në qumësht.
  • Patatja e ëmbël. Është e pasur me kalori dhe beta-karoten. Mund të përdoret në supën e perimeve, në thjerrëza, të gatuhet me pulë apo edhe qumësht.
  • Gjalpi i kikirikut. Ai mund të konsumohet ndërmjet vakteve me biskota, copa karrotash etj.
  • Fruta të thata. Kujdes nëse fëmija është i vogël pasi mund të shkaktojnë alergji. Janë të pasura me kalori, acide yndyrore, vitaminë E dhe proteina.
  • Bananet e furnizojnë trupin e fëmijës me energji. Mund të përzihet me fruta të tjera, me qumësht, me kos dhe biskota…

Cilat janë disa nga kombinimet e frutave dhe perimeve që përdorni tek fëmija juaj? I këshilloni nënat sipas eksperiencës tuaj në koment.

Lexo edhe:

Kujdes! Keto ushqime te femijes permbajne arsenik!

Vlerat e makaronave per bebet

Perse bebet refuzojne ushqimin dhe si te veprojme?

Si te kombinojme qumeshtin e gjirit me te formules?

A duhet te pije femija qumesht dhie?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X