Keku me portokall dhe karrota, është një embëlsirë e që mund të përgatitet thjesht, por për më tepër është një recetë shumë e pëlqyer edhe nga fëmijët.
Përbërësit
- 2 kokrra vezë;
- 120 gr sheqer;
- Rreth 150 gr miell;
- 1 bustinë fryrës ëmbëlsirash;
- 1 bustinë vanilje;
- 200 gr karrota të grira;
- Lëngu i 1 kokrre portokall;
- 50 ml vaj;
- 1filxhan caji qumësht.
Si të përgatisim një kek me portokall dhe karrota?
Rrahim vezët me sheqerin derisa të tretet plotësisht dhe më pas shtojmë vajin, pluhurin fryrës (vazhdojmë rrahim), vaniljen, lëngun e portokallit, karrotat, dhe në fund miellin derisa të formohet masa mohogjene.
Në një tepsi keku hedhim miell që të mos ngjitet keku dhe më pas shtojmë masën që kemi në tas. E pjekim në 180 gradë për rreth 30 minuta, megjithatë mund ta kontrolloni me një pirun. Nëse e fusni dhe del i pastër, pa mbetje keku e fikni sobën dhe e lini të pushojë për 1 orë.
E rregulloni me sheqer pluhur dhe e shërbeni.
Ju bëftë mirë!
Lexoni edhe: Si te pergatisim kek me molle dhe kanelle per femijet?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu