Prisni nje femije? Pini sa me shume nga keto lengje

0 0

Gjatë shtatzanisë nevoja për lëngje rritet shumë dhe për këtë arsye duhet të pini mjaftueshëm.

Por cilli është lëngu më i mirë për shtatzaninë?

Pa dyshim uji! Që në javët e para të shtatzanisë fillon të ndihet nevoja për të pirë më shumë ujë. Në këtë periudhë vihet re një hipervolemi, pra një rritje e volumit të gjakut që qarkullon, veçanërisht e plazmës e cila është pjesa e lëngshme e gjakut, por edhe e qelizave të kuqe si edhe të bardha. Kjo ndodh për shkak të nevojës së ushqyerjes të fëmijës si edhe si pasojë e nevojës së formimit të lëngut amniotik. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të pini ujë gjatë shtatzanisë. Gjithmonë duhet të pini vazhdimisht ujë, edhe pse nuk ndieni etje.

Si të siguroni një hidratim të mirë

Gjatë shtatzanisë duhet të mbani gjithmonë me vete një bidon ujë natyral, sidomos gjatë ditëve të nxehta. Nëse keni nevojë për një pije me gaz mund të pini ujë me gaz. Kujdes me sasinë e kalçiumit pasi mund të mbingarkoni punën e veshkave. Për këtë arsye është mirë të pyesni mjekun para se të konsumoni një ujë të tillë.

Cilat janë lëngjet e tjera që mund të konsumojmë gjatë shtatzanisë?

Në disa momente mund ta keni të vështirë të pini ujë për shkak së të vjellave dhe në këto raste një alternativë e mirë do të ishin akulloret me fruta, si edhe lëngjet e perimeve të cilat do t’ju ndihmojnë edhe me konstipacionin. Gjithashtu mund të pini edhe lëngje frutash të freskëta dhe gjithmonë të stinës. Evitoni lëngjet e industrializuara.

Lexoni edhe: Ushqimet qe duhet te mbani larg ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X