4 përfitimet shëndetësore nga produktet e grurit për fëmijën tuaj

0 0

A jeni konfuze për ushqimet e ngurta që duhet t’i jepni fëmijës tuaj? Me siguri ju rastis që të ndesheni me burime të ndryshme që ju bëjnë të shqetësoheni për futjen e ndonjë ushqim të ri në menunë e fëmijës tuaj.

Gruri është një nga ushqimet që diskutohet shpesh. Gruri, i cili është një nga ushqimet më alergjike, sugjerohet gjithmonë që të futet tek menuja e fëmijës me kujdes dhe në moshën e duhur.

Por, para se të filloni t’i jepni produkte me grurë fëmijës suaj, le të shqyrtojmë rëndësinë e tij për shëndetin e të voglit.

Përfitimet shëndetësore të grurit për foshnjat:

Gruri është drithi më i popullarizuar në mbarë botën. Është madje i dobishëm për fëmijën tuaj. Këtu janë disa nga dobitë e grurit:

  1. Burimi më i mirë i karbohidrateve. Arsyeja që produktet e grurit konsumohen në sasi të mëdha është sepse gruri është një burim i pasur i karbohidrateve. Karbohidratet përdoren për të gjeneruar energjinë që na nevojitet për kryerjen e çdo aktiviteti fizik ose mendor. Edhe një i vogël ka nevojë për energji për të kryer aktivitetet e tij të përditshme.
  2. Përmirëson tretjen.Tretja e duhur është e dobishme për shëndetin e fëmijës tuaj. Kur sistemi i tretjes nuk funksionon si duhet, kjo sjell sëmundje të tjera. Gruri është lehtësisht i tretshëm. Gjithashtu, i mban zorrët të shëndetshme dhe zvogëlon mundësitë për fryrje.
  3. I pasur me vitamina dhe minerale. Gruri është një burim i mirë i vitaminës B dhe mineraleve të tjera që janë esenciale për zhvillimin e përgjithshëm të trupit. Gjithashtu përmban klorofil që ndihmon në pastrimin e gjakut. Vitaminat dhe mineralet gjithashtu ndihmojnë në zhvillimin mendor.
  4. Përmirëson shëndetin oral. Ushqimi i bërë nga gruri kërkon përtypje të mirë që ndihmon në mënyrë indirekte në përmirësimin e shëndetit oral. Ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në mishrat e dhëmbëve. Gjithashtu parandalon dëmtimin e dhëmbëve.

Kur duhet të filloni t’ia jepni ushqimet e grurit fëmijës?

Siç u përmend më lart, ka mendime të ndryshme rreth kohës se kur mund të futni grurin për të vegjlit tuaj.

Disa ekspertë rekomandojnë që ju të mund të filloni produktet e grurit kur fëmija të mbushë 6 muajsh. Ndërsa disa të tjerë këshillojnë të prisni të paktën 1-2 vjet para se ta ushqeni fëmijën me ndonjë recetë me bazë gruri.

Mbani mend se është e domosdoshme që të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të fusni grurin në dietën e fëmijës tuaj, sepse ai di më shumë për shëndetin e fëmijës suaj.

Gjërat që duhet të merren parasysh:

Meqë gruri konsiderohet si një ndër ushqimet që mund të shkaktojë alergji, duhet të kini kujdes para se të ushqeni foshnjat me produktet e tij.

  1. Zgjidhni një recetë të thjeshtë të një produkti me bazë gruri. Pasi të konsultoheni me mjekun tuaj kur të futni grurin tek dieta e fëmijës tuaj, është e nevojshme që të zgjidhni receta të thjeshta.
  2. Shmangni miellin e grurit. Futja e grurit në dietën e bebit është e mirë, por duhet mbajtur larg mielli i grurit pasi mund të jetë shkak për alergjinë nga gruri.
  3. Nëse fëmija juaj ka shenja të astmës vonohuni në futjen e grurit në dietën e fëmijës. Nëse mendoni se fëmija juaj po tregon shenja ose simptoma të problemeve të frymëmarrjes ose astmës, këshillohet që të vononi ose të shmangni dhënien e grurit për fëmijën tuaj. Mjeku juaj mund të sugjerojë dieta të tjera më pak të rrezikshme.

Lexo edhe: Ushqimet e pasura me fibra, me te mirat per femijet tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Cili është ndryshimi kryesor i...

Ndërkohë që disa studime sugjerojnë që ushqimet e ngurta të mos i fillohen fëmijës para se të mbushë 6 muajsh, ka plot pediatër të tjerë që sugjerojnë fillimin e lëngjeve...

Menu javore per bebe 11+...

Në muajin e 11 aparati tretës dhe sistemi imunitar i bebit është zhvilluar mjaftueshëm për të provuar disa ushqime të tjera më komplekse, por sërish është e vështirë për disa...

Gatimet që mund t’i përgatisni...

Në këtë fazë, shumë foshnja mund të konsumojnë edhe ushqime për të rritur me kombinime më të zbutura. Pure me peshk të bardhë, karota dhe presh Ky kombinim për pure...

Menu javore per bebe +7...

Çfarë duhet të hanë fëmijët për mëngjes, drekë apo darkë? Po ndërmjet vakteve kryesore?Ja një menu javore që mund t'ju ndihmojë. Disa ditë më parë mundëm të realizonim një material...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X