Në këtë fazë, shumë foshnja mund të konsumojnë edhe ushqime për të rritur me kombinime më të zbutura.
Ky kombinim për pure është një ushqim i fuqishëm që stimulon trurin.
Peshku i bardhë përmban acidin yndyror omega-3 dhe mund të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit të sistemit nervor qendror të foshnjës. Preshi mendohet se e mbron shëndetin kardiovaskular ndërsa karotat përmbajnë plot antioksidantë.
- Mish viçi për bebin.
Ky ushqim është plot me hekur në sajë të mishit tul që mund të merrni nga viçat. Përgtitja kërkon pak më shumë kohë sesa recetat e tjera për ushqyerjen e foshnjës, por në fund shtëpia juaj do të marrë një erë fantastike.
- Pure me boronica, mango, avokado dhe pak spec pikant të butë të gjelbër.
Një tjetër kombinim që përmban ushqime të pasura, kombinon avokadon e butë, mango ngjyrë kafe, boronica, dhe shtim interesant i pak speci djegës të gjelbër.
- Krem me mish pule me erëza.
Kjo gjellë përfshin Herbes de Provence, një përzierje e butë e erëzave që mund të ndihmojnë futjen e shijeve emocionuese për fëmijën tuaj, pa i shtuar kripën.
- Pure me kuinoa dhe banane.
Kuinoa është e pasur me proteina dhe është shumë e rëndësishme për dietën e fëmijës suaj. Asaj i shtohet një cilësi tjetër shumë e mirë me purenë e bananeve, një përbërës me të cilën fëmija juaj tashmë është mësuar.
Gjithashtu, provoni të shërbeni kuinoa të gatuar më vete për fëmijën.
- Pure me qershi, dhe kos grek me mente.
Kjo pure do të ketë një shije shumë të mirë për fëmijën pasi ka si bazë kosin. Sigurohuni që të përdorni kos me yndyrë të plotë.
- Kajsi dhe banane me kanellë.
Përziejini këto përbërës në dietën e fëmijës suaj duke shtuar edhe kanellën. Për një mëngjes të mrekullueshëm, provoni ta shtoni në këtë pure edhe pak drithëra apo bollgur.
Lexo edhe: Pure me perime per beben tuaj
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu