1 menu ditore per femijen tuaj

0 0

Tani që fëmija është duke u ushqyer me ushqime të ngurta shpesh mund të ndodheni në dilemë në lidhje me atë që ai duhet të hajë gjatë ditës. Sipas Akademisë së Pediatërve Amerikanë (American Academy of Pediatrics), fëmija duke filluar nga muaji i 8 dhe deri në atë të 12 ka nevojë për 750-900 kalori, ku 400-500 e tyre duhet të sigurohen nëpërmjet qumështit të gjirit ose formulës (rreth 720 ml në ditë).
Skema e ushqyerjes sipas pediatërve amerikanë
Mëngjesi
• 90-120 ml drithëra ose vezë të zier;
• 90-120 pure frutash ose fruta të copëtuara;
• 120-180 ml qumësht.
Mesvakti i parë
• 120-180 ml qumësht;
• 90 ml djathë të copëtuar ose perime të ziera.
Dreka
• 90-120 ml supë me perime të verdha ose portokalli si edhe mish (pule, peshku, lepuri, viçi etj);
• 90-120 ml kos ose gjizë;
• 120-180 ml qumësht.
Mesvakti i dytë
• 1 biskotë ose kraker fëmijësh;
• 90 ml kos me fruta ose pure frutash.
Darka
Supë e përgatitur me:
• Mish zogu pule;
• Perime jeshile;
• Makarona, drithëra, oriz ose patate.
Pas ushqimit 120-180 ml qumësht.
Para gjumit
Qumësht gjiri ose formule. Nëse ushqehet me qumësht formule i jepni ujë pas qumështit si edhe i pastroni dhëmbët.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X