Të përzierat në shtatëzani: përdorni xhinxher dhe byzylykë

Në udhëzimet e fundit të miratuara nga Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve, një shoqëri shkencore e mjekëve obstetër dhe gjinekologë në Angli, njihet efektiviteti i trajtimeve natyrore kundër të përzierave në shtatzani.




0 0

Përveç ilaçeve, për format e buta të ndjesisë për të vjellë mund të përdorni xhinxherin ose akupresurën duke përdorur byzylykë specifikë.

Pse xhinxher?

Karakteristikat anti përzierje të xhinxherit, një bimë rizomatike që përmban vaj esencial, xhinxherol dhe shogaol, përbërës këta të njohur si stimulues i qarkullimit të gjakut dhe të njohur për vetitë e tyre anti-inflamatore dhe anti oksidues. Xhinxheri mund të merret në forma të ndryshme, në çaj, i përpunuar, në formën e frutave të ëmbëlsuara, të pjekura në skarë etj. Si një ilaç bimor xhinxheri mund të përgatitet edhe si çaj bimor duke u përzier edhe me kamomil dhe kopër.

Gjithashtu për të përzierat nga makina

Sa i përket akupresurës, është e mundur që të stimulohen, kompresohen, disa pika të kyçit të dorës dhe parakrahut dhe të kenë një efekt pozitiv në sistemin gastrointestinal. Rrathët speciale antipërzierje përdoren gjithashtu për të vjellat kur të zë makina.

Fajin e kanë hormonet

Të përzierat janë një çrregullim kryesisht për shkak të ndryshimeve hormonale që prekin gruan shtatzënë. Në shumë raste, të përzierat paraprijnë të vjellat. Ky çrregullim është i njohur, megjithëse në mënyrë jo të duhur, si të përzierat e mëngjesit, pasi shfaqet kryesisht pas zgjimit, por mund të ndodhin në çdo kohë të ditës. Një nga format e saj më serioze është hyperemesis gravidarum, e cila gjithashtu mund të çojë në dehidatim dhe humbje peshe. Në format më serioze është e nevojshme të drejtoheni te specialisti i cili do të përshkruaj një terapi themelore të ilaçeve anti-përzierje ose një shtrim ndoshta në spital.

Lexo edhe: Te vjellat e mengjesit, kur fillojne?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X