Të vjellat e mëngjesit që zgjasin përgjithmonë

Nje nene tregon eksperiencen e saj lidhur me te vjellat e mengjesit gjate tremujorit te pare te shtatzanise. Ajo thote se 3 muaj i jane dukur perjetesi, por cdo nene duhet te kete parasysh se kjo periudhe do te kaloje dhe gjerat do te permiresohen serish.




0 0

Kur isha 13 javëshe shtatzënë në fillim të marsit, të vjellat e mëngjesit u larguan dhe unë fillova t’i rikthehesha normalitetit.

Ula dozën e ilaçit kundër të përzierave që më mbronte nga dehidratimi, por më linte të ngathët dhe jo shumë aktive.

Por më kujtohen kërkimet e mia në Google për të vjellat e mëngjesit në javën e 8, 9, 10, përgjithmonë etj.

Madje kam kërkuar edhe për eksperiencat e nënave të famshme.

Gjithçka që dëshiroja gjatë këtyre dy muajve të zymtë ishte të lexoja tregimet e grave ndoshta ato reale dhe jo mitet, të cilat kishin kaluar atë që isha duke kaluar.

Mbaj mend një pasdite. Burri im kishte qenë jashtë qytetit për një javë. Ishte korrik dhe isha e uritur dhe e revoltuar njëkohësisht nga ideja e të ngrënit. Unë dola nga apartamenti për të blerë tako, të cilat pasi i hëngra me zor po i mbaja në bark.

Gjithashtu si një nënë për herë të dytë kisha edhe fëmijën e madh që më zgjonte disa herë gjatë natës për të shkuar në tualet.

Po ua tregoj këto histori, të dashura nëna në pritje që të kuptoni se nuk përjetoni vetëm ju çaste dëshpërimi. Ndoshta mungesa e kënaqësisë sime, mund të lehtësojë tuajën.

Dhe të kuptoni se kjo do të kalojë. Tashmë unë nuk kam më të vjella, dhe kur ha diçka dhe arrij ta mbaj në bark jam shuimë e lumtur.

E kam mposhtur monstrën që më mundonte.

Për të luftuar gjtihmonë me të vjellat, pëpriqem të konsumoj kos, të pi pak limonadë, ujë, ha ngadalë sepse më duket sikur kështu ndihmoj veten.

Dhe ndoshta pas 20 minutash mund të më vijë sërish për të vjellë.

Tentoj të bëj një dush, i cili herë më qetëson, herë më bën më nervoze.

A ka një kurë për këtë? Vetëm fundi i tremujorit të vështirë.

Nëna, nuk jeni vetëm.

Po historitë tuaja të tremujorit të parë si kanë qenë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X