Pesë mënyra për të menaxhuar të përzierat gjatë udhëtimeve

0 0

Nëse jeni një njeri që ju zë makina, treni apo avionic por ju duhet patjetër që të udhëtoni diku, atëherë duhet të mësoni të menaxhoni ndjesinë e të përzierave.

Mund të ndiqni këto udhëzime:

1.Shmangni shkaktarët. Mos udhëtoni në avionë të vegjël, të cilët kanë tendencë të jenë më keq se avionët më të mëdhenj. Nëse do të udhëtoni me një anije, shkoni drejt qendrës ku ka më pak lëvizje. Nëse udhëtoni me makinë do t’ju ndihmonte shumë nëse do të ishit ju shoferi; vendi më i keq për t’u ulur është sedilja e pasme pasi është më vështirë të shohësh nga dritarja. Për fat të keq, ky është vendi ku fëmijët zakonisht ulen – dhe njerëzit janë më të ndjeshëm ndaj të përzierave gjatë udhëtimit në moshën 8 deri në 12 vjeç, thotë John Golding, profesor i psikologjisë në Universitetin e Ëestminsterit. Të rriturit që vuajnë nga migrena janë gjithashtu më të ndjeshëm.

2.Mbani sytë përtej horizontit. Është shumë e dobishme nëse mund të shihni një pamje të jashtme me horizont të gjerë. Mos lexoni dhe mos shikoni telefonin. Të biseduarit me njerëz nuk ndihmon e sidomos kur e lëvizni kokën sa andej-këtej për të parë bashkë udhëtarët.  Dëgjimi i muzikës është një gjë që është studimet kanë treguar se ndihmon. Alkooli apo nikotina e përkeqësojnë ndjesinë e të përzierave nëse I keni konsumuar para nisjes.

3.Mund të merrni masa për medikamente. Ka medikamente që nuk lejojnë që t’ju përzihet por në rast se do të doni të ngisni makinën ato mund t’ju vënë në gjumë prandaj shmangini. Ose mund tëkërkoni barna që nuk ju bëjnë të flini. Megjithatë mbani mend se nëse keni filluar të ndieni të përziera, tabletat janë të padobishme.

4.Kontrolloni frymëmarrjen. Frymëmarrja e kontrolluar është shumë efektive, si një ilaç. Një refluks mund të frenohet përmes frymëmarrjes dhe kjo do të ndihmonte që të mos villni. Praktikoni mbajtjen e frymëmarrjes tuaj të rregullt dhe të qëndrueshme.

5.Ambientohuni.  Strategjia më efektive afatgjatë është ajo e përdorur nga ushtria: Të qasesh ndaj habitatit. Psh ekspozimi duhet të jetë në hapa. Në rast se ju përzihet nisni udhëtimin dhe ndaloni nga pak, duke e rritur më pas shumën e rrugës që bëni gradualisht. Kjo e ndihmon trurin të mësohet me sinjalet dhe të pajtohet me to.

Lexo edhe: Si te mundesojme nje gjume te qete te femijes ne udhetim?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X