Studiuesit kanë zbuluar së fundmi se gratë shtatzëna që vuajnë nga të përzierat kanë më shumë gjasa të kenë fëmijë të mençur.
Shtatzënia mund të jetë një kohë e mrekullueshme por edhe shumë sfiduese dhe të përzierat e mëngjesit, janë një nga aspektet më të pakëndshme të shtatzënsië.
Mirëpo ka një lajm të mirë për ju nëna: Një studim tregoi se hormone që shkaktojnë të përzierat e mëngjesit janë të njëjta me ato që lidhen me zhvillimin më të madh të trurit tek fëmijët.
Hulumtimet e botuara në “The Journal of Pediatrics” zbuluan se përzierja që ndodh gjatë shtatzënisë është një shenjë e shkëlqyer e një IQ (Niveli i inteligjencës) të lartë tek fëmijët. Përveç kësaj, sa më i lartë të jetë intensiteti i të përzierave, aq më e lartë do të jetë inteligjenca e parashikuar e fëmijëve. Studimi përfshinte 121 gra që ngelën shtatzënë midis 1998 dhe 2003, dhe nivelet e IQ të fëmijëve u analizuan kur ata ishin midis 3 dhe 7 vjeç.
Studime të tjera kanë zbuluar se të përzierat e mëngjesit gjatë shatzënisë janë një shenjë e mirë pasi lidhen me një numër më të ulët abortesh. Me fjalë të tjera, të përzierat në mëngjes kanë një funksion mbrojtës, sepse kjo do të thotë që nivelet e hormoneve janë mjaft të larta për të mbajtur shtatzëninë. Por kjo është hera e parë që është zbuluar se të përzierat tregojnë se fëmijët do të jenë shumë të zgjuar kur të lindin.
Të përzierat e mëngjesit nuk janë aspak të këndshme, por duke e ditur se kanë kuptim dhe vlerë na bën t’i shohim ndryshe. E vërteta është se shtimi i gonadotropinës humane (GCH), që mund të jetë arsyeja përse keni të përziera të bezdisshme në mëngjes, krijon një mjedis ideal për placentën dhe për zhvillimin më të mirë nervor tek fëmijët.
Gjithçka do të kalojë. Ky studim u jep inkurajim grave që vuajnë nga të përzierat në mëngjes ndërmjet javës së parë dhe diku ndërmjet javës 14-16.
Lexo edhe: A eshte normale qe te vjellat ne shtatzeni te shoqerohen me gjak?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu