Si ta kuptojme nëse jemi dehidratuar gjatë shtatzanisë?

0 0

Një nga shenjat më të hershme të dehidratimit është ndjenja e etjes. Nëse e ndien dëshirën për të pirë shumë, gjasat janë që ju nevojitet të pini ujë. Megjithatë, gjithmonë kontrollohuni te mjeku nëse etja është shumë ekstreme, ose nëse vazhdon për një kohë të gjatë edhe pasi të keni konsmuar shumë lëngje.

Një nga mënyrat më të mira për të treguar nëse jeni i dehidruar është të shikoni ngjyrën e urinës. Nëse është diçka më e errët se një ngjyrë e zbehtë kashte, ju nuk po pini mjaftueshëm lëngje.

Simptoma të tjera përfshijnë:

  • hundë dhe gojë të thatë;
  • lodhje;
  • mungesa e përqendrimit;
  • të vjellja;
  • dhimbje koke;
  • kapsllëk;
  • infeksione të traktit urinar.

Nëse vuani nga mbajtja e tepërt e ujit (edema), përpiquni të pini shumë ujë. Çuditërisht, të qënit të hidratuar ndihmon rupin tuaj të grumbullojë më pak ujë.

Ju duhet të pini të paktën tetë gota lëngje çdo ditë, pra të paktën 1.5 litra.

Çaji ose kafja mund të jenë gjithashtu pjesë e konsumit tuaj të lëngjeve, por është më mirë të shmangni konsumimin e tepërt të kafeinës gjatë shtatzënisë. Kufiri i rekomanduar ditor i kafeinës kur jeni shtatzënë është 200 mg. Mos harroni se kafeina gjendet edhe te çaji jeshil, kola dhe disa pije energjetike.

Nëse vuani nga të vjellat e mëngjesit, është e rëndësishme të zëvendësoni lëngjet e humbura, pasi të vjellat mund të çojnë në dehidratim.

Fluturimi gjatë shtatzënisë mund t’ju dehidratojë, për shkak të lagështisë së ulët të ajrit. Sigurohuni që të pini ujë rregullisht gjatë fluturimit.

Lexo edhe: Dehidratimi, simptomat qe duhet te njohim

')}






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X