Tave peshku me perime

0 0

Përbërësit për 4-5 persona

  • 4-5 peshq mesatarë;
  • 1 kg patate;
  • 4-5 karrota të mëdha;
  • 2 kokrra limon;
  • Kripë;
  • Piper;
  • Vaj ulliri.

Përgatitja

Pastroni peshkun dhe e kriposni brenda dhe jashtë 2 orë para përgatitjes dhe më pas e vendosni në frigorifer të mbështjellë me qese kuzhine. Prisni patatet në copa të mëdha dhe të njëjtën gjë bëni edhe me karrotat, më pas, në një tas i rregulloni me kripë dhe piper të zi të bluar. Pasi ka kaluar koha e duhur, merrni peshkun dhe vendoseni në tepsi të madhe, dhe më pas shtoni në të patatet dhe karrotat. Prisni limonin në feta mesatare dhe vendosini sipër peshkut dhe perimeve. Në fund e spërkasni me vaj ulliri. E mbështillni tepsinë me letër alumini dhe e vendosni në furrë. Pasi peshku dhe perimet kanë arritur në gjysëm pjekje nga avulli i krijuar nga letra e aluminit, e hiqni në mënyrë që peshku dhe perimet të marrin një skuqje në sipërfaqe. Ju këshillojmë që të përdorni peshkun “koce”.

Ju befte mire!

Foto burimi: Revista shije

Lexoni edhe: Efektet e konsumit te peshkut ne shtatzani tek hiperaktiviteti i femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X