Si te pergatisim miellin e orizit per bebat

0 0

Ushqyerja e fëmijës këshillohet të fillohet më drithëra pa përmbajtje gluteni (proteinë e cila mund të shkaktojë alergji tek fëmija), dhe një ndër drithërat e para që duhet t’i jepet fëmijës është mielli i orizit. Në treg mund ta gjejmë miellin e orizit të prodhuar nga firma të ndryshme të specializuara për produkte ushqimore fëmijësh.

Por, cila është mënyra që duhet përgatitur dhe ruajtur mielli i orizit për secilën firmë?

Mielli i orizit Milupa.

Mund të përgatitet lëhtësisht vetëm me ujë të ngrohtë. Shtohen rreth 4 lugë drithëra me 150 ml ujë të ngrohtë ose të zier.

Me një sasi prej 250g.

Plasmon
Mielli i orizit të firmës Plasmon është i pasur me fibra, kripëra minerale si kalcium, fosfor dhe vitamina. Nuk përmban gluten dhe nuk ka nevojë për zierje. Është një produkt që mund të përdoret qysh në ditët e para të ushqyerjes së fëmijës.
– Me qumësht
Hidhni gradualisht 3-4 lugë gjelle nga mielli i orizit në 180-200 ml qumësht të ngrohtë dhe e përzieni për disa çaste. Nëse dëshironi mund të shtoni në pjatë edhe pure frutash.
– Me lëng perimesh/mishi
Hidhni gradualisht 3-4 lugë gjelle miell orizi Plasmon në 180-200 ml lëng të ngrohtë dhe e përzieni për disa sekonda. Për një shije më të mirë mund të shtoni në pjatë pure perimesh si edhe një lugë të vogël vaj ulliri.
Humana
Në përgjithësi drithërat e firmës Humana nuk përmbajnë aroma dhe janë produkte krejtësisht biologjike. Mielli i orizit nuk përmban gluten dhe nuk ka nevojë për zierje.
– Me qumësht
Hidhni 3 lugë gjelle miell orizi Humana në 210 ml qumësht të ngrohtë dhe e përzieni mirë derisa të formohet masë homogjene.
– Me lëng perimesh/mishi
Ngrohni 210 ml lëng dhe më pas shtoni ngadalë 3 lugë gjelle miell orizi si edhe sipas dëshirës disa lugë pure perimesh dhe në fund 1 lugë të vogël vaj ulliri.
Paketimi duhet të ruhet në temperaturë ambienti, në vend të freskët dhe të thatë, larg burimeve të nxehtësisë. Duhet të konsumohet brenda 3 javësh nga momenti i hapjes.
Nutriben
Mielli i orizit Nutriben mund të përdoret duke filluar nga muaji i 4-t. Nuk përmban sheqer të shtuar. Ai është i pasur me vitamina dhe përmban gjurmë qumështi.
Si ta përgatisim?
Miellin e orizit të firmës Nutriben mund ta përgatisni me qumësht ose lëng perimesh/mishi.
Dozat janë këto:
– Për fëmijët 4-5 muajsh
Duhet të treten 2-3 lugë gjelle në 150 ml lëng ose qumësht.
– Për fëmijët 5-6 muajsh
Duhet të treten 3-4 lugë gjelle në 180 ml lëng ose qumësht.
– Për fëmijët 6 muajsh e lart
Duhet të treten 4-5 lugë gjelle në 210 ml lëng ose qumësht.
Qumështi që duhet të përdorni është ai që fëmija pi zakonisht, i cili nëse është formule duhet të jetë i përshtatshëm për moshën e tij. Nuk duhet të shtoni sheqer apo kripë në ushqimin e fëmijës.
Noy Noy
Firma greke Noynoy ofron dy lloje miell orizi, me shije vanilje dhe miell orizi të thjeshtë.
Miell orizi me shije vanilje
Ky miell duhet të përgatitet vetëm me ujë, pasi përmban qumësht. Ju duhet të tresni 1 lugë (luga matëse ndodhet brenda paketimit) në 30 ml ujë të ngrohtë, 2 lugë në 60 ml ujë të ngrohtë e kështu me rradhë.
– Miell orizi i thjeshtë
Mielli i orizit i thjeshtë i firmës Noynoy mund të përgatitet me qumështin që fëmija pi zakonisht ose me lëngun e perimeve/mishit/peshkut.

Mielli i orizit Holle.

1- Përgatisim paraprakisht 150-170 ml qumësht formulë dhe e lëmë të ftohet pak, dhë pas kësaj shtojmë afërsisht 4-5 lugë pluhur miell orizi nga kutia.

Për më tepër shije, bazuar edhe në preferencat personale, mund të shtojmë edhe pure frutash.

Si të përgatisim miellin e orizit të firmës Mellin?
Mielli i orizit të firmës Mellin nuk ka nevojë për zierje. Ushqimi mund të përgatitet në këtë mënyrë:
– Me qumësht
Herën e parë filloni të tresni rreth 3-4 lugë gjelle miell orizi në 180 ml qumësht të ngrohtë, për ta shtuar më pas sasinë e miellit.
– Me lëng perimesh/mishi
Ju mund të vazhdoni ushqyerjen e fëmijës duke përgatitur miellin e orizit me lëngun e perimeve apo mishit. Ju mund të tresni rreth 5-6 lugë gjelle miell orizi Mellin në 200 ml lëng. Sipas dëshirës mund të shtoni në pjatë edhe disa lugë pure perimesh si edhe 1 lugë të vogël vaj ulliri.

Lexoni edhe: Fillimi i ushqyerjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X