Si të përgatisim gliko kungulli?

0 0

Jemi në sezonin e kungujve të ëmbël dhe recetat që mund të përgatisim me to janë të shumta. Më poshtë, po ju sjellim recetën e glikosë.

Përbërësit:

1 kungull i ëmbël – 1 kg pasi është pastruar (i sezonit të vjeshtës)

2 litra ujë të ftohtë

1 lugë gjelle gërqele

Për sherbetin:

700 gramë sheqer

300 mililitra ujë

Përgatitja:

E presim kungullin në copa dhe e pastrojmë nga lëkura. Më pas e presim në kubikë ose në formën e dëshiruar me anë të prerëses së kuzhinës.

Ndërkohë në një tas shtojmë dy litra ujë dhe 1 lugë gjelle gëlqere. I trazojmë mirë, që gëlqerja të tretet në ujë. Më pas vendosim aty copat e kungullit dhe i lëmë përreth 2 orë ose 2 orë e gjysmë.

E heqim kungullin nga uji me gëlqere dhe e shplajmë shumë mirë, derisa të sigurohemi që është i pastër pa asnjë gjurmë të gëlqeres.

Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin për sherbet. I trazojmë mirë dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë derisa përzierja të marrë një trajtë shurupi. I lëmë në zjarr të ngadaltë bashkë me kungujt. Herë pas here, me kujdes heqim shkumën që mund të nxjerrin.

I lëmë të ziejnë afërsisht 15-20 minuta. Megjithatë, mund ta kontrollojmë nëse kungulli është bërë mjaftueshëm.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Goditja në tru parandalohet me...

Dihet se edhe ushqimi luan një rol themelor në uljen e rrezikut për të pësuar goditje në tru. Por cilat ushqime të zgjidhni? Një studim i fundit nga spitali "Brigham...

Oraret e gjumit dhe ushqyerjes...

Orari i duhur i gjumit të foshnjës mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të flejë më mirë gjatë natës dhe gjatë dremitjeve të ditës. Kjo faqe ka shembuj të orareve të...

Orari i gjumit për fëmijën...

Disa fëmijë 14 muajsh janë ende duke bërë dy dremitje, megjithëse shumë prej tyre do të kalojnë në vetëm rreth kësaj moshe. Por ky moment mund të marrë kohë edhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X