Sallata e shefit

0 0

Sallata e shefit është një sallatë shumë e lehtë për tu përgatitur dhe me përbërës që mund të zëvendësohen apo kombinohen thjesht.

Per 4 persona nevojiten:

  • 400 gr lakër jeshile;
  • 300 gr mish (proshutë, gjel deti , mish vici i pjekur);
  • 2 vezë të ziera , të prera në feta;
  • 1 kastravec i madh, i prerë në feta;
  • 100 gr pomodorini (domate qershi);
  • 1 avokado e prerë në feta;
  • 50 gr djathë zvicerian i prerë në shirita të vegjël.

Përbërës ekstra ( sipas dëshirës)

  • Erëza të freskëta (koper, majdanoz);
  • Arra;
  • Pançetë;
  • Qepë;
  • Karota të grira.

Për përgatitjen e salcës nevojiten:

  • 4 lugë uthull balsamike;
  • 1 lugë shurup panje;
  • 2 thelpinj hurdhër të grirë hollë;
  • 1 lugë çaj me rigon;
  • ½ filxhan vaj ulliri;
  • ¼ lugë çaj me kripë.

Përgatitja e salcës

Hidhini të gjithë përbërësit në një kavanoz të vogël, vendosini kapakun dhe tundeni fort për pak sekonda.

Përgatitja e sallatës :

  • Lajeni dhe thajeni lakrën më pas copëtojeni në copa të vogla.
  • Vendoseni lakrën në një tas dhe shtoni ½ e filxhanit me salcë.
  • Pasi e keni përzier mire, shpërndajeni lakrën në 4 pjata;
  • Prisni mishin në shirita të hollë dhe vendoseni sipër lakrës;
  • Më pas vendosini bukur në pjatë vezët e ziera, copat e djathit, fetat e avokados dhe pomodorinit te ndara pergjysmë.
  • Shtoni salcë sipas dëshirës.

Lexo dhe: Sallate me laker

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X