Nga bota mund të vijnë drejt nesh kuriozitete të ndryshme të cilat, edhe brenda të çuditshmes së tyre ndezin interesin tonë. Ja cilat janë disa që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë!
• Kinë: ditën e 14-të pas lindjes tek dera e dhomës së fëmijës vendoset karbon në mënyrë që fëmija të bëhet më inteligjent,ndërsa tek krevati vendoset pantallonat e babait së bashku me disa lutje të shkruara në mënyrë që syri i keq, apo “forcat e këqija” të bien mbi pantallonat e babait dhe jo mbi beben.
• Shanghai: nëna pas lindje duhet të pijë një përzierje me uthull dhe xhinxher të grirë në mënyrë që të mbrohet nga shqetësimet shëndetësore. Ndërkohë ajo duhet të qepë një jastëk të mbushur me oriz dhe fasule në mënyrë që koka e fëmijës të mos marrë formë të keqe.
• Zelanda e Re: pas lindjes placenta futet në tokë, dhe pranë saj mbillet një pemë kokosi. Ashtu si do të rritet pema, do të jetë edhe shëndeti i fëmijës. nëse fëmija që ka lindur është një djale, kordoni ombelikal do të hidhet në det.
• Indonezia dhe ishulli Bali: placenta do të lahet me ujë të aromatizuar, dhe më pas vendoset brenda një arre kokosi së bashku me shumë lule. Ajo më pas i jepet babait i cili e gropos në hyrjen e shtëpise, në krahun e majtë nëse është vajzë dhe në krahun e djathtë nëse është djalë.
• Japoni: kjo traditë quhet “ochichiya”, dhe përkon me vendosjen e emrit të bebes së porsalindur në ditën e 7-të të lindjes, duke njoftuar të afërmit dhe miqtë me anën e një pusulle dhe një dhurate.
• Vietnam: askush nuk e quan fëmijën të bukur. Ata e quajnë atë të shëmtuar, kjo pasi sipas tyre “forcat e këqija” shkojnë tek fëmijët e bukur.
• Australi: ndizet një zjarr me gjethe të një peme dhe sipër saj nëna shtrydh qumështin e gjirit të saj, ndërsa gjyshja kalon sipër fëmijën.
• Rusi: fëmija nxirret menjëherë në të ftohtë në mënyrë që të mësohet dhe më pas lidhet me carcaf.
Lexoni edhe: Fakte interesante rreth nenave
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu