Ju keni kaluar 9 muaj duke u kujdesur për ushqimin që keni konsumuar dhe të njëjtën gjë duhet të bëni edhe tani. Na duhet të theksojmë se nuk është momenti i duhur për të mbajtur dieta, por është momenti i duhur për të vendosur një rregjim të ri ushqimor në jetën tuaj.
Fitoni energji me tërshërë: tërshëra do t’ju bëjë të ndiheni më energjike si edhe të merrni sasinë e nevojshme të hekurit, kalciumit dhe magnezit. Ato do t’ju ndihmojnë në lidhje me problemet e konstipacionit duke qënë se janë të pasura me fibra.
Gjidhënie e shëndetshme me kos: nëse ushqeni fëmijën me gji duhet të merrni sa më shumë kalçium për vete dhe për të. Përpiquni të konsumoni rreth 250 gr kos në ditë si edhe një gotë me qumësht. Kosi duhet të jetë i thjeshtë, pra jo me fruta.
Shëroni trupin me portokall: nuk ka rëndësi në çfarë mënyre ka ndodhur lindja, trupi ka nevojë gjithmonë të shërohet dhe rikuperojë, gjë të cilën e bën në mënyrë perfekte portokalli i pasur me vitaminë C si edhe luleshtrydhet, kivi dhe papaja.
Luftoni baby blues me sardele: baby blues (forme e depresionit pas lindjes) mund të prekë pothuajse të gjitha nënat e reja. Sipas një studimi të bërë nga universiteti “Las palmas” në Spanjë si edhe universiteti “College” në Londër, nëse gruaja do të konsumojë në dietën e saj edhe sardele apo salmon simptomat do të jenë më të lehta.
Flini më mirë me banane: banania përmban disa hormone që qetësojnë trurin, hormone të cilat veprojnë nëse konsumohen me karbohidrate pr këtë arsye mund ta konsumoni atë me tërshërë dhe kos.
Mishi për të forcuar muskujt: mund të jetë pulë, lepur, gjeldeti, mish viçi, ai do të ndihmojë qelizat të rikuperojnë si edhe muskujt të ndihen më të fortë.
Luftoni lodhjen me hekur: konsumoni sa më shumë ushqime që përmbajnë hekur (perimet jeshile) si edhe fruta apo perime të cilat për përmbajnë vitaminën C e cila ndihmon në përthithjen më të mirë të këtij minerali.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu