Kordoni e lidh fëmijën me nënën dhe brenda tij ekzistojnë enë gjaku, ndër të cilat një venë që ka si funksion transportimin e gjakut të pasur me oksigjen dhe substanca ushqyese nga plaçenta drejt fetusit, si edhe dy arterie që çojnë në placentë gjakun e “ndotur” të fetusit.
Pra, gjaku i pranishëm në kordonin ombelikal është shumë i pasur me qeliza staminale hemopoietike, pra me ato qeliza që janë në gjendje të prodhojnë qelizat e kuqe, trombocidet si edhe qelizat e bardha të gjakut. Kjo karakteristikë e bën kordonin ombelikal shumë të vlefshëm në rast të disa sëmundjeve, ku nevojitet të zëvendësohen qelizat e sëmura me ato të shëndetshme.
Cilat janë disa nga sëmundjet?
Me gjakun e kordonit mund të zëvendësohet nëpërmjet një transplanti palca si edhe të kurohen sëmundje tumorale si leuçemia, talasemia etj.
Praktika e dhurimit dhe e ruajtjes së kordonit
Tashmë në shumë vende kordoni ombelikal dhurohet për t’u dërguar më pas në bankat e gjakut të kordonit, në të cilat ruhet, por mund të ruhet edhe në një qendër të posaçme për vetë fëmijën edhe pse ai nuk ka asnjë problem shëndetësor pas lindjes. Kjo praktikë e ruajtjes së kordonit ombelikal për fëmijën e porsalindur praktikohet edhe në vendin tonë.
Lexoni edhe: Si ndikon mosprerja e kordonit ombelikal
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu