Përbërësit për 6 omleta:
– 600 gr salmon
– 400 gr spinaq
– 100 gr djathë të butë
– 100 gr djathë të stazhionuar tip grana
– 20 gr gjalpë
– 4 vezë
– Kripë
Përgatitja
Zieni për disa minuta spinaqin. Në një tigan shkrini gjalpin dhe shtoni spinaqin, kripën, djathin grana. I gatuani derisa të formohet një masë kremoze. Në një tas plastik rrihni vezët dhe më pas ja shtoni spinaqit me ndihmën e një piruni. Kur baza të jetë skuqur, hidhni siper djathin e butë dhe salmonin. Më pas e mbyllni në formë ”portofoli” dhe e gatuani edhe pak sekonda. Më pas fikni zjarrin, mbuloheni omleten me kapak dhe lereni të pushojë për disa minuta. Pasi të jetë gati mund t’i shërbeni një pjesë fëmijës tuaj.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu