Motra ime është shtatzënë – dhe unë premtoj që të mos i jap asaj këshilla personale, ja pse!

0 0

Motra ime është shtatzënë! Dhe unë do të shoh gjithë këtë “rrugëtim” përmes syve të saj. Si motra më e madhe, instiktim im është që ta udhëheq, ta mbroj dhe të mos e lejoj të përjetojë vështirësitë që kisha unë kur isha shtatzënë. Dhe ndërsa akoma është fillimi i kësaj shtatzënie dhe mëmësia, një million pengesa të ndryshme dalin për t’u kapërcyer. Megjithatë motra ime ka një shtatzëni krejt ndryshe nga ajo që kam pasur unë dhe çdo gjë tjetër që po përjeton ajo është ndryshe nga historia ime, që nga martesa e saj deri tek situata me punën dhe jam e sigurt që edhe bebi i saj do të jetë ndryshe nga i imi.

Është kundër instikteve të mia që të dëgjoj të gjitha ato që ajo më tregon dhe të mos i them një million informacione, mendime dhe udhëzime për t’I ndjekur.

Gjatë gjithë jetës sime, kam qenë unë që i kam treguar asaj rrugën. Jam përballur unë me sfidat e mia dhe i kam treguar asaj që të mos vuante nga gjërat që unë i pësova dhe mendova se edhe periudha e shtatzënisë do të ishte diçka e tillë.

Reagimi im i pavetëdijshëm do të shpjegojë se çfarë bëja unë në një situatë të caktuar dhe kështu do të bind veten se nuk kam bërë asgjë të gabuar. Por me kalimin e kohës jam duke kuptuar se ne bëjmë gjëra të ndryshme në rrugëtimin tonë të mëmësisë dhe ajo që unë di është se duhet të jem atje për të, ta dëgjoj dhe ta ndihmoj kur më pyet. Të besoj, se ajo e di që unë jam këtu dhe të më pyesë kur ka nevojë për diçka ose nëse dëshiron të dijë mendimin tim.

Ajo më tregoi se të gjitha këshillat e rastësishme që mori nga njerëzit kanë qenë të vështira ose të pamundura për t’u realizuar.

Më kujtohet kur isha shtatzënë dhe merrja këshilla nga nënat e tjera që më thoshin: “Fli tani se nuk do të flesh më kurrë kështu”, “ prindërimi është gjëja më e vështirë, por më e mirë që do të bësh ndonjëherë!”

Dhe unë qeshja, ndoshta edhe tallesha me vete pasi e shikoja këtë informacion aspak të dobishëm.

Pastaj kur mbajta në krahë të voglin tim dhe kuptova se çdo të thoshte të ishe nënë, këshilla e gjumit filloi të kishte kuptim.

I porsalinduri im nuk e dinte se ishte e shtunë dhe se ne mund të flinim deri vonë. Dhe prindërimi ishte padyshim gjëja më e vështirë që kisha bërë deri në ato momente, njëlloj siç më kishin thënë të tjerët, por njëkohësisht ishte edhe gjëja më e bukur.

Por nuk kishte asnjë mënyrë se si t’i kuptoja këshillat që m’i jepnin derisa t’i përjetoja vetë.

Pra, tani jam duke pritur me durim që motra ime të më bëjë pyetje dhe unë ta kuptoj se ajo është gati të dëgjojë përgjigjen dhe të dijë se kjo do të jetë pjesë e rrugëtimit të saj si nënë.
Unë jam duke u përgatitur që ajo të ketë një fëmijë të qetë, i cili do të flejë kudo si një kampion dhe nuk do të zemërohem kur motra ime nuk do t’i kuptojë këshillat e mia mbi atë që kam kaluar. Kjo pasi çdo situatë është e ndryshme dhe rrugëtimi si nënë nuk është i njëjtë.

Të gjitha ne nënat e reja jemi të bombarduara vazhdimisht me informacione dhe mendime. Për këtë arsye unë dua që t’i flas motrës vetëm për gjëra që ajo do t’i dëgjojë dhe jo cilat kanë qenë gjërat më të vështira për mua.

Mendoj se nënat do t’i ndanin më mirë problemet me njëra-tjetrën vetëm në rast se ato do të dëgjonin me dëshirën për t’i kuptuar shqetësimet e njëra-tjerës dhe të thoshin: “Po të dëgjoj, ajo që unë mendoj se t’i mund të bësh është e thjeshtë, ti po bën një punë të shkëlqyer dhe je një nënë shumë e mirë.”

Lexo edhe: 5 njerezit me te rendesishem qe do t’ju ndihmojne gjate shtatzenise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X