“Duke jetuar afër me motrën time më ndryshoi jeta kur u bëra nënë”

0 0

Nëse do të më pyesnit kur isha 12 vjeç se ku do të doja të jetoja, do t’ju thoja pa hezitim “Long Island” (ishull në New York). Do të doja të jetoja aty ku isha rritur unë, familja, miqtë e mi dhe jeta ime do të ishte e mrekullueshme. Aty ishte shtëpia ime.

Pastaj kur më duhej të vendosja se ku do ta bëja universitetin, zgjodha Massachusetts, aty ku jetonte motra ime më e madhe, 5 orë larg nga vendlindja ime. Aty njoha bashkëshortin tim. Ne vendosëm që të jetonim në këtë qytet dhe Massachusetts ngadalë u bë shtëpia ime e re.

Mua më mungon që të jetoj afër prindërve të mi, nga motrat e tjera dhe miqtë më të mirë të fëmijërisë, por gjithashtu kam marrë shumë dhurata të bukura nga kjo zhvendosje. Një nga ato më të mirat? Rritja e tre fëmijëve të mi pranë motrës sime më të madhe që ka tre fëmijët e saj.

Ne jetojmë rreth shtatë minuta larg njëra-tjetrës, dikur jetonim vetëm një minutë por ajo u largua edhe një bllok më tutje, për të qenë pak më larg nga unë. (Si guxoi ë?)

Unë shkoja tek ajo në kohë rekord, kur fëmijët kishin ndonjë incident dhe sa herë ajo kishte nevojë për ndihmën time. Ndërsa ajo vinte tek mua sa herë që kisha nevojë ose kujdesej për shtëpinë kur unë isha larg. Unë e kam mbushur frigoriferin e saj me ushqim dhe i vendosja lavatriçen kur ajo priste fëmijën e saj të tretë. Ajo vinte dhe më bënte edhe kafen në ditët e mia më të vështira.

Ne kemi shkuar së bashku në parqet e lojërave, në yoga, kemi kaluar pasditet bashkë dhe kemi parë aq shpesh teatër, me të gjashtë fëmijët.

Kemi ecur nëpër qytet me fëmijët dorë për dorë, jemi ulur nëpër kafene dhe i kemi regjistruar fëmijët në të njëjtat kurse muzike.

Motra ime është një këshilluese e shkëlqyer për ushqyerjen me gji dhe sigurisht ishte aty për të më mësuar sesi t’i ushqeja të vegjlit e mi. Ajo ishte aq e qetë dhe e duruar, gjithashtu njohuritë e saja ishin të paçmueshme. Në fakt, ajo ishte në të vërtetë në dy nga tri lindjet e mia (fëmija im i dytë erdhi shpejt dhe motra ime ishte në shtëpi me të porsalindurin e saj – prandaj do ta justifikoj) duke vepruar, në thelb, si ndihmësja ime. Ajo ishte e ftuara e nderit në dasmën time dhe ajo ishte mikja më e mirë që kam pasur në jetë. Nuk ekziston akoma ai moment që motra ime të nevojitej, ndërkohë ajo të mungonte.

Vjehrra e saj, e cila jeton aty pranë është bërë si një gjyshe për fëmijët e mi, ndërsa këta të fundit janë të apasionuar pas kunatit tim. Përtej të gjithave ne jemi përfshirë kaq shumë në jetën e njëra-tjetrës dhe familja jonë është zgjeruar shumë. Kjo është një dhuratë tjetër për të cilën u jam mirënjohëse.

Unë jam në pikën ku unë mendoj se nuk mund të bëj asgjë pa të dhe burrin e saj dhe fëmijët e tyre. Kur shoh fëmijët e mi të luajnë me fëmijët e saj – dhe lidhja që ndajnë – bëhem kaq krenare. Ata luftojnë dhe debatojnë si vëllezër e motra, por gjithashtu gëzohen kur e shohin njëri-tjetrin dhe qeshin aq shumë sa herë që janë së bashku. Më i vogli është fëmija i një kushëriri dhe ata e trajtojnë atë si një mbret.

Ajo që dua të them është se jetesa pranë motrës sime dhe ideja për të rritur fëmijët tanë së bashku, nuk kishte qenë e planifikuar kur vendosa të vija në këtë qytet, por jam shumë e kënaqur që kjo është diçka nga e cila unë përfitoj shumë.

Mbaj mend ditët kur unë si një nënë e re doja të udhëtoja vetëm me makinë, dhe të mund të qaja hallet me dikë. Kjo më bëri të ndihem më pak e vetmuar gjatë ditëve me të porsalindurin tim i cili shpesh qante. Por motra ime gjithmonë e dinte (dhe ende e di!) se çfarë duhej të thoshte për të më bërë të ndihesha më mirë.

E di që kjo që unë kam kaluar nuk ndodh për të gjithë. E di që jam me fat. Të kesh familjen aty pranë duke rritur fëmjët është një bekim – dhe unë e kam këtë.

Unë dhe motra ime nuk e dinim se si do të ishte rrugëtimi ynë i amësisë, kur ishim të reja, por jam shumë e lumtur që ka qenë kështu siç e kemi kaluar ne.

Lexo edhe: Motra të përmirëson jetën, e vërteton edhe shkenca

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X